Bota

Shuhet në moshe të re reperi amerikan, pësoi krizë në aeroport

9 Dhjetor 2019, 11:24 Nga DOSJA
Shuhet në moshe të re reperi amerikan, pësoi krizë në

SHBA– Vdes në moshë fare të re reperi amerikan, Juice Wrld,  21-vjeç. Mediet e huaja raportuan se ai vdiq, pasi pësoi një krizë në aeroportin e Chicago’s Midway, të dielën në mëngjes.

Zyra e Ekzaminimit Mjekësor ka deklaruar se nuk dihet akoma shkaku i vdekjes së këngëtarit.

Juice Wrld  është emri artistik, ndersa emri i vërtet i tij i vërtetë, është Jarad Anthony Higgins, i cili ishte bërë i njohur me hitin e tij viral 2018 “Lucid Dreams”.

Temat që përdorte më së shumti në këngët e tij kishin të bënin me shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës.

Këngëtari është rritur nga nëna e tij, reperi  e përshkruante si një grua fetare, e cila nuk e lejonte që të dëgjonte këng hip-hop kur ishte në moshë të vogël.

Promovimin e këngëve të veta, këngëtari fillimisht i publikonte vetë në SoundCloud për ta ngarkuar dhe provuar këngët, kjo ishte një arritje shume e madhe pasi nëpërmjet këti programi, arriti të njihej nga shumë të rinj që e pelqyen shumë muzikën e tij.

Burimi: BBC

(M.P/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota juice wrld vdes reperi amerikan juice wrld vdes reperi amerikan

Sondazh

Poll