23 Korrik 2024, 17:21
Nga r.ll
foto ilustruese
PARIS- Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve të policisë do t’i lejojë Francës të ketë sukses edhe pse “detyra nuk do të jetë e lehtë”. 30 mijë oficerë policie do të sigurojnë mbarëvajtjen e lojërave Olimpike çdo ditë dhe për ceremoninë e hapjes që do të bëhet në lumin Sena do të marrin pjesë 45 mijë forca. Në total rreth 1800 oficerë policie nga më shumë se 40 vende pritet të ndihmojnë policinë franceze.
Turistët në Paris u befasuan nga dhjetëra oficerë policie të huaj që patrullonin kryeqytetin francez në ndihmë të policisë vendase përpara nisjes së Lojërave Olimpike.
Si të ishin personazhe të njohur, turistët kërkonin fotografi me oficerët e policisë nga vende si Brazili, Spanja dhe Koreja teksa ishin në bazilikën ikonike “Sacre Couer”.
“Mendoj se është mirë që ka një prani të madhe policore, veçanërisht prani ndërkombëtare. Me të vërtetë i ndihmon turmat ndërkombëtare të ndihen sikur janë në shtëpi, të ndihen më të sigurt. Është mirë të shijosh lojërat dhe të ndihesh i sigurt, gjë që është më e rëndësishmja, veçanërisht në këto kohë që janë shumë të ngarkuara politikisht dhe me luftra”, thotë një turist amerikan.
Më shumë se 200 policë spanjollë do të patrullojnë kryeqytetin francez, ndërsa 20 janë nga Brazili.
Në total rreth 1800 oficerë policie nga më shumë se 40 vende pritet të ndihmojnë policinë franceze. Oficerët shtesë do të ndihmojnë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në lumin Sena të premten, në 26 korrik.
Rreth 45 mijë policë do të garantojnë sigurinë e ceremonies së hapjes, duke përfshirë forcat speciale. Snajperët do të vendosen në majë të ndërtesave si dhe një sistem anti-dronë.
“Kjo është e mirë për Francën, sepse na jep më shumë siguri dhe mendoj se është mirë të bashkojmë të gjitha vendet. Kjo tregon se ne të gjithë qëndrojmë së bashku dhe ndihmojmë njëri-tjetrin që Lojërat Olimpike të zhvillohen pa probleme”, thotë një banor në Paris.
“Për sa i përket sigurisë publike kjo do të shënohet në histori, sepse kurrë më parë mijëra policë nuk janë përfshirë në këtë lloj bashkëpunimi. Policë të huaj të veshur me uniformat e tyre përkatëse do të patrullojnë rrugët e kryeqytetit francez”, thotë kooridinator i policisë braziliane.
Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit për punën e tyre të palodhur.
Ai tha se përkushtimi i oficerëve të policisë dhe personelit të sigurisë do t'i lejojë Francës të ketë sukses edhe pse “detyra nuk do të jetë e lehtë”.
Me luftërat në Gazë e Ukrainë si dhe shqetësimet e sigurisë në vend, Franca tashmë ka rritur nivelin e alarmit për sigurinë. Zyrtarët kanë thënë se nuk ka kërcënime specifike terroriste për ceremoninë e 26 korrikut.
lojerat olimpike ne paris
Sport
23 Korrik 2024, 17:13
SHQIPERI - Ish-kampioni i botës me Francën dhe lojtari i Bayern, aktualisht mbrojtës i Interit, Benjamin Pavard, ka zgjedhur bregdetin shqiptar p...
Sport
23 Korrik 2024, 16:57
ZVICER - Pothuajse katër vjet e gjysmë më vonë, José Mourinho do të luajë sërish në një ndeshje të Cham...
Sport
23 Korrik 2024, 16:35
SPANJE - Pa dyshim, Daniel Carvajal (Leganés, 32 vjeç) ka qenë një nga emrat e fushatës 23/24. Mbrojtësi madril...
Sport
23 Korrik 2024, 13:38
ZVICER - Një përplasje e re në futbollin botëror është në horizont për shkak të numrit të tepërt të ...
Sport
23 Korrik 2024, 12:58
FRANCE - Siç është njoftuar, Pierre-Emile Höjbjerg u regjistrua me OM këtë të hënë. 28-vjeçari ndërko...
Sport
23 Korrik 2024, 12:47
FRANCE - Nico Williams (22 vjeç) synon të jetë një nga argëtuesit më të mëdhenj të tregut të transferim...
Sport
23 Korrik 2024, 12:22
GJERMANI - Qeveria Federale e Gjermanisë do të miratojë këtë të mërkurë një rezolutë që të aspi...
Sport
23 Korrik 2024, 12:09
ANGLI - "Arabia Saudite? Në moshën time, duhet të jesh i hapur për gjithçka. Ju po flisni për shuma të pabesueshme parash n...
Sport
23 Korrik 2024, 11:35
TIRANE - Pas dështimit për t’u kualifikuar në Olimpiadën e Parisit që fillon këtë fundjavë, Federata Shqiptare e P...
Sport
23 Korrik 2024, 09:33
SHBA - Skuadra All-Star e MLS humbet yllin e saj më të madh. Lionel Messi u tërhoq nga ndeshja e së mërkurës në Col...