Sport

Saranda, altari i Benjamin Pavard! Francezi zgjedh bregdetin e Jonit për t’i bërë propozimin për martesë modeles shqiptare

23 Korrik 2024, 17:13 Nga DOSJA
Saranda, altari i Benjamin Pavard! Francezi zgjedh bregdetin e Jonit për

SHQIPERI - Ish-kampioni i botës me Francën dhe lojtari i Bayern, aktualisht mbrojtës i Interit, Benjamin Pavard, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për një nga ditët më të rëndësishme të tij.

Në një foto dallohet momenti “përrallor”, kur Pavard i propozon për martesë partneres së tij në bregdetin e një resotri turistik në Sarandë.

Partnerja e Pavardit është modelja me origjinë nga Kosova, Kleofina Pnishi, që punon në Francë për firmën Pandora.

Momente të paharrueshme këto jo vetëm për Pavard, por për të gjithë shqiptarët që tashmë vendi jonë preferohet nga personazhe mjaft të rëndësishëm botërorë, jo vetëm si vendpushimi, por edhe për të ndarë kujtimet e tyre më të bukura në brigjet tona.

Nuk përjashtohet mundësia që Kristjan Asllani, lojtar i Interit të ketë patur ndikim në këtë përzgjedhje të Pavardit, pasi aktualisht ata janë shokë skuadre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll