Sport

Jose Mourinho debuton sot te Fenerbahçe…

Fenerbahçe përballet sot me Luganon e Zvicrës në ndeshjen e parë zyrtare të trajnerit portugez, edhe pse një kualifikuese në Champions League

23 Korrik 2024, 16:57 Nga DOSJA
Jose Mourinho debuton sot te Fenerbahçe…

ZVICER - Pothuajse katër vjet e gjysmë më vonë, José Mourinho do të luajë sërish në një ndeshje të Champions League, megjithëse në raundet kualifikuese.

Që prej rënies në raundin e 16-të 2019/20 kundër RB Leipzig, atëherë nën komandën e Tottenhamit, trajneri portugez nuk ka mundur më të arrijë kompeticionin kryesor të UEFA-s. Tashmë te Fenerbahçe, sot përballen me Luganon në Zvicër, në një ndeshje që shënon edhe debutimin zyrtar të trajnerit për turqit.

Në pritje të duelit me zviceranët, Mourinho rikonfirmoi lumturinë e tij që kishte vendosur të shkonte në Stamboll dhe se ishte "shumë i kënaqur me çdo seancë stërvitore dhe performancën e lojtarëve", por pranoi se përgatitja për ndeshjen e sotme nuk u krye në kushtet ideale, për shkak të pushimeve të ndërkombëtarëve që ishin në Euro 2024.

"Të gjithë po bëjnë maksimumin për t'u përmirësuar dhe përshtatur me mua. Është e qartë se situata në të cilën ndodhemi nuk është e lehtë. Lojtarët iu bashkuan ekipit pak nga pak. Ne patëm mundësinë të bënim vetëm tre seanca stërvitore me grupin e fundit që hyri”,- kujtoi trajneri, duke theksuar: “Më e rëndësishmja për ne është të fillojmë mirë sepse stërvitemi duke menduar për këto lojëra dhe jo për ndeshjet private.

Miguel Crespo është lënë jashtë

Për takimin me Luganon, të cilin do ta drejtojë portugezi gjyqtari Tiago Martins, Mourinho la jashtë bashkatdhetarin e tij Miguel Crespo, si dhe emra si Cengiz Ünder, Emre Mor, Samet Akaydin apo Luan Peres.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll