Sport

Leo Messi dhe Luis Suarez nuk do të marrin pjesë në ndeshjen All-Star të MLS…

Lojtarët e Inter Miami, Lionel Messi, i dëmtuar në kyçin e këmbës gjatë Kupës së Amerikës, dhe Luis Suarez, i penguar në gju, nuk do të marrin pjesë në ndeshjen All-Star të MLS, e cila mbledh lojtarët më të mirë në ligën amerikane.

23 Korrik 2024, 09:33 Nga DOSJA
Leo Messi dhe Luis Suarez nuk do të marrin pjesë në ndeshjen

SHBA - Skuadra All-Star e MLS humbet yllin e saj më të madh. Lionel Messi u tërhoq nga ndeshja e së mërkurës në Columbus (Ohio) për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës, të pësuar në finalen e Copa America.

Aty nuk do të jetë as bashkëlojtari i tij në Inter Miami, Luis Suarez, i cili vuan nga diskomforti në gju.

Inter Miami tha se pjesëmarrja e Messit dhe Suarez është e pasigurt edhe për ndeshjen e Kupës së Ligës të së shtunës kundër Puebla (Meksikë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll