Aktualitet

"Kulla s'asht cool"/ Protestë te bashkia e Shkodrës kundër ndërtesës 35 katëshe pranë Hotel Rozafa

Qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt bashkisë Shkodër mes thirrjeve “Kulla s’asht cool” dhe pankartave me mesazhe të ndryshme në duar.

22 Korrik 2024, 22:01 Nga r.ll
"Kulla s'asht cool"/ Protestë te bashkia e Shkodrës
protesta

SHKODËR- Pasditen e sotme në Shkodër, qytetarët kanë protestuar para bashkisë, kundër ndërtimit të kullës "Rozafa e Re" pranë Hotel Rozafës. 

"Kulla s’asht cool”, ishte slogani në protestën e mbajtur në qendër të qytetit ku u bashkuan edhe përfaqësues të shoqërisë civile që kundërshtojnë ndërtimin e saj.

Qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt bashkisë Shkodër mes thirrjeve “Kulla s’asht cool” dhe pankartave me mesazhe të ndryshme në duar. Sipas tyre ky projekt prek qendrën historike të qytetit duke shkatërruar identitetin e tij.

proteste ne shkoder

Sondazh

Poll