22 Korrik 2024, 19:56
Nga r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Dy 19-vjeçarë janë arrestuar në Lezhë, pas kallëzimit të një 17-vjeçari për rrëmbim. Sipas informacioneve policore, ai ka treguar se më datë 21.07.2022, rreth orës 22:30, është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga këta dy të arrestuarit dhe është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi.
Më pas kanë ndaluar makinën dhe e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj tij, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.
Dy të rinjtë Amarildo Gjoka dhe Antonio Lleshi akuzohen për kryerjen e veprave penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. Gj., 19 vjeç, dhe A. Ll., 19 vjeç, të dy banues Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë.
Arrestimi i tyre u bë pasi një 17-vjeçar bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, duke treguar se më datë 21.07.2022, rreth orës 22:30, është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga këta dy shtetas dhe është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë.
Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar A. Gj. dhe A. Ll. do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.
policia e lezhes
Aktualitet
22 Korrik 2024, 19:31
r.ll
ambasada amerikane ne tirane
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka kujtuar 8-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtë...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 18:29
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Ngjarja e rëndë që ndodhi para disa ditësh në Elbasan, me tritolin që shpërtheu në hyrjen ...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 17:27
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Laburistët do të përshpejtojnë planet për të lejuar 90,000 emigrantë në Angli, të cil&e...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 17:05
S.B
pamje nga ngjarja
BERAT- Pylli me pisha në fshatin Mbolan të Sinjës, është përfshirë nga flakët ditën e s...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 16:32
N.F
Makina e autorëve
MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Mësohët se n...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 16:21
N.F
Klea Gjata dhe Laert Haxhia
TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka pranuar kërkesën e Klea Gjatës për ti kthy...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 16:12
r.ll
amp
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një 55-vjeçar, me detyrë Oficer i Patrullës s...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 15:15
r.ll
ndertesa
TIRANË- Kryeqyteti Shqipërisë, Tirana po pasurohet çdo ditë e më shumë me një kullë të re n&eu...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 14:38
N.F
Nusja e xhaxhait
MEMALIAJ- Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës Memaliajn. Tre persona gjetën vdekjen...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 14:28
N.F
Gjyshja
MEMALIAJ- Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës Memaliajn. Tre persona gjetën vdekjen pas bres...