Sport

ZYRTARE/ Largohet legjenda e Barçës...

Rafa Márquez nuk është më trajner i ekipit B të katalanasve, pas ndërprerjes reciproke të kontratës.

22 Korrik 2024, 10:54 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Largohet legjenda e Barçës...

SPANJE - Cikli i Rafa Márquez te Barcelona ka përfunduar. Pas shtatë vitesh në Katalonjë si futbollist dhe dy të tjera si trajner, meksikani nuk është më kryetrajneri i ekipit B.

Klubi njoftoi zgjidhjen e ndërsjellë të kontratës, këtë të dielë, pavarësisht se kishte arritur marrëveshje për rinovimin e saj edhe për një sezon tjetër, në fund të këtij viti.

Arsyeja lidhet me dëshirën e trajnerit 45-vjeçar për t'u kthyer në vendin e tij për t'iu bashkuar skuadrës së trajnerëve të kombëtares së Meksikës.

Sipas shtypit spanjol, plani është që ish-mbrojtësi të jetë ndihmës trajnerit Javier Aguirre deri në Botërorin 2026 dhe më pas ai të drejtojë kombin në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Legjenda katalanase kishte rinovuar kontratën me katalanasit, por përfundoi duke u kthyer në vendlindjen e tij. Gjithsej ai zhvilloi 82 ndeshje në dy sezone me Barça B, duke grumbulluar 40 fitore, 21 barazime dhe 21 humbje dhe ishin pranë ngjitjes (nga e treta në të dytin) këtë sezon të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Korrik 2024, 09:58

Jadon Sancho, pista e re sulmuese për PSG

FRANCE - PSG nuk e ka braktisur ende idenë e rekrutimit të Khvicha Kvaratskhelia (Napoli), por drejtuesit parizienë po ecin përpar...