Sport

Sampaoli kërkon falje që e quajti Dembélé "autik": "Doja të flisja për individualitetin..."

Trajneri argjentinas ka lënë një mesazh në rrjetet sociale

22 Korrik 2024, 10:18 Nga DOSJA
Sampaoli kërkon falje që e quajti Dembélé

FRANCE - Pasi e quajti Dembélen "autik" gjatë një interviste me 'So Foot', trajneri argjentinas Jorge Sampaoli doli publikisht për të tërhequr dhe kërkuar falje për komentin e diskutueshëm, duke u justifikuar se objektivi nuk ishte të flitej kurrë për autizmin, por përkundrazi të trajtonte anën më egoiste të anësorit francez.

"Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im t'i referohem autizmit. I kërkoj falje të gjithëve. Doja të flisja për individualitetin. Më shumë se kurrë është e nevojshme të jemi të kujdesshëm me fjalët e përdorura",- lexohet në deklaratën e lënë nga trajneri argjentinas në mediat sociale.

Kujtojmë se Sampaoli, aktualisht pa klub, ishte i ftuar në intervistë për të analizuar Kampionatin Evropian, duke përfunduar me kritika të ashpra ndaj Ousmane Dembélé.

"Kur ai ka topin, lojtarët e tjerë janë spektatorë që shikojnë se si do ta përfundojë ai aksionin. Ata e dinë që ai luan si një person autik: ai e fillon veprimin dhe e përfundon i vetëm. Ai nuk ka aftësinë të bëjë një shok skuadre të shkëlqejë. Ai thjesht di si ta bëjë veten të shkëlqejë,"- pat deklaruar Sampaoli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Korrik 2024, 09:58

Jadon Sancho, pista e re sulmuese për PSG

FRANCE - PSG nuk e ka braktisur ende idenë e rekrutimit të Khvicha Kvaratskhelia (Napoli), por drejtuesit parizienë po ecin përpar...

Sport 21 Korrik 2024, 17:24

Real Madrid përcakton çmimin e Lunin…

SPANJE - Me dëmtimet e Thibaut Courtois dhe Kepa Arrizabalaga sezonin e kaluar, Andriy Lunin mori postin e portierit titullar...