Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në sheshpushimin e një pallati në Pogradec, policia: Po punojmë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

22 Korrik 2024, 07:33 Nga M.B
Shpërthim me lëndë plasëse në sheshpushimin e një
Foto ilustruese

POGRADEC- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:30 në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së pesonit me inicialet M. B.

Bëhet me dije se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

pogradec

Sondazh

Poll