Politike

VIDEO/ Sot të dy nën arrest, çfarë deklaronte Rama 8 vite më parë për ish-ministrat Beqaj dhe Tahiri: Njerëzit që bëjnë reforma, vendosen në shënjestër si të korruptuar!

Rama asokohe shprehej se ministrat e tij kishin marrë përsipër të godasin interesat dhe të ndryshonin strukturalisht një shoqëri duke e kaluar gjithmonë e më shumë pushtetin te njerëzit dhe duke ia hequr gjithmonë e më shumë pushtetin grupeve dhe bandave.

20 Korrik 2024, 21:24 Nga N.F
 
VIDEO/ Sot të dy nën arrest, çfarë deklaronte Rama 8 vite
Rama në vitin 2016

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2016 deklaronte se ministrat e tij, Ilir Beqaj dhe Saimir Tahiri janë ministrar më të sulmuar. Sipas Ramës Beqaj dhe Tahiri sulmoheshin pasi ata bënin reformave dhe vendoseshin në shënjestër si persona të korruptuar dhe të përfshirë në afera. 

Rama asokohe shprehej se ministrat e tij kishin marrë përsipër të godasin interesat dhe të ndryshonin strukturalisht një shoqëri duke e kaluar gjithmonë e më shumë pushtetin te njerëzit dhe duke ia hequr gjithmonë e më shumë pushtetin grupeve dhe bandave.

"Unë ju them këtu me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe morale, përveçse politike se Ilir Beqaj është sot ministri më i sulmuar ashtu siç Saimir Tahiri është ministri i kryesulmuar sepse ka prekur interesat. Dhe njerëzit qe i bëjnë reformat, vendosen në shënjestër si të korruptuar, si të përfshirë në afera, për të goditur moralisht dhe për të gjunjëzuar moralisht ate ekip dhe atë forcë reformatore që ka marrë përsipër të godasë në interesa dhe të ndryshojë strukturalisht një shoqëri duke e kaluar gjithmonë e më shumë pushtetin te njerëzit, dhe duke ia hequr gjithmonë e më shumë pushtetin grupeve, lobeve, çetave, bandave e keshtu me radhë," shprehej Rama në një fjalim të tij para mbështëtësve të cilët kishin mbushur sallën.

 

Ndërkohë sot 8 vitë më pas të dy ish-ministrat e Ramës të cilët bënin vetëm reformave ndodhen para drejtësisë për afera korrupsioni. Më 4 korrik të këtij viti ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant "Gzones" afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti.

Po ashtu probleme me drejtësinë ka edhe ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili ndodhet në arrest shtëpie, pasi ishte dënuar me 3 vjet 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Gjykata e Elbasanit vendosi që 20 muaj, Tahiri do i "vuajë" në banesën e tij, nga e cila lejohet të dalë vetëm për raste emergjente. 

edi rama saimir tahiri ilir beqaj

Sondazh

Poll