20 Korrik 2024, 20:50
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij edhe mbrëmjen e sotme para mbështësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Berisha u shpreh se motoja e tyre e bashkimit në diversitet është motoja më e fuqishme e modernizimit të PD-së.
Ai më tej shtoi se kjo është motoja e shndërrimit të kësaj partie në një parti të vërtetë të vlerave më të çmuara të lirisë. Berisha shtoi se është detyrë e demokrateve e demokratëve të shtrijnë dorën, të trokasin te çdo demokrate e demokrat pavarësisht se sa hezitojnë të bashkohen ata me to.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Demokrate e demokratë, duhet t’u rikujtoj se motoja jonë e bashkimit në diversitet është motoja më e fuqishme e modernizimit të PD-së. Është motoja e shndërrimit të kësaj partie në një parti të vërtetë të vlerave më të çmuara të lirisë. Miqtë e mi, ju rikujtoj ju dhe çdo shqiptari se midis të tjerash, njëri nga përkufizimet më të drejta të lirisë është se liria ime përfundon aty ky fillon liria e tjetrit.
Në këtë kontekst, ftoj çdo demokrate e demokrat të bashkohet me ne në diversitet sepse ato mendime, ato opinione, ato probleme që dhe mund të na ndajnë nga njëri-tjetri janë mikroskopike krahasuar me çështjet e mëdha që na bashkojnë. Krahasuar me dashurinë për Shqipërinë që na bashkon. Krahasuar me mbrojtjen e interesit kombëtar që na bashkon. Krahasuar me misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së shëmtuar të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Krahasuar me misionin tonë historik për rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Për rikthimin e rotacionit politik. Për ndryshimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për fitoren e PD-së.
Pra, është në detyrën tuaj demokrate e demokratë të shtrini dorën, të trokisni te çdo demokrate e demokrat pavarësisht se sa pak janë ata që ende hezitojnë të bashkohen me ne.
Të vijnë midis nesh si të barabartë mes të barabartëve, si bashkëluftëtarë në një betejë epike, në një betejë që kërkon guximin tonë. Në një betejë që është beteja e jetës sonë. Beteja e misionit tonë. Beteja e shpëtimit të Shqipërisë. E rikthimit të demokracisë në Shqipëri.
sali berisha pd
Politike
20 Korrik 2024, 18:55
N.F
Gjikuria
FIER- Kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria ka shoqëruar ditën e sotme eurodeputetin, Fredi Beleri n...
Politike
20 Korrik 2024, 16:02
N.F
FIER- Eurodeputeti, Fredi Beleri është kthyer pasditen e sotme në burgun e Fierit për të kryer dënimin e mbetur pas betimit t&eu...
Politike
20 Korrik 2024, 15:50
N.F
Beleri
FIER- Eurodeputeti i "Demokracisë së Re", Fredi Beleri është paraqitur pasditën e sotme në ambientet e burgu...
Politike
20 Korrik 2024, 13:40
r.ll
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendron Zgjedhor ka miratuar fletët e votimit të zgjedhjeve të 4 gushtit në bashkinë e Himarës. Si...
Politike
20 Korrik 2024, 11:22
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklaratë p...
Politike
20 Korrik 2024, 10:43
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri është kthyer mëngjesin e sotëm në Shqipëri pasi ka përfunduar leja ...
Politike
19 Korrik 2024, 22:16
r.ll
aleksandar vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar për herë të parë pas e...
Politike
19 Korrik 2024, 22:02
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit ku ka kërku...
Politike
19 Korrik 2024, 21:13
r.ll
fredi beleri
GREQI- Eurodeputeti i "Demokracia e RE", Fredi Beleri në një intervistë për mediat greke nga Strasburgu tha se ç&e...
Politike
19 Korrik 2024, 20:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve ka ...