Sport

Fonseka debuton në pankinën me Milanit me një barazim!

Të enjten e 25 gushtit kuqezinjtë i pret nisja për në turin amerikan, me ndeshjet kundër Manchester Cityt, Realit të Madridit dhe Barcelonës.

21 Korrik 2024, 08:00 Nga DOSJA
Fonseka debuton në pankinën me Milanit me një barazim!

ITALI - Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme ndaj Rapidit të Vjenës. 

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, teksa në fragmentin e dytë të lojës kuqezinjtë shënuan të parët me Florencin, në minutën e 64-t.

Interesant është fakti se me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Fonseka, bëri plot 11 ndryshime. Kjo ishte miqësore e parë e kuqezinjvë në drejtimin e trajnerit të ri. Golin e barazimit austriakët e gjetën në minutën e 88-të me anë të Demir. 

Të enjten e 25 gushtit kuqezinjtë i pret nisja për në turin amerikan, me ndeshjet kundër Manchester Cityt, Realit të Madridit dhe Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Korrik 2024, 13:33

Erik Ten Hag i pranon verdiktet...

ANGLI - Erik ten Hag pati një sezon të trazuar te Manchester United në 2023/24, por ai përfundoi me fitimin e FA Cup. Në një inte...