Sport

Tërmet në Ligue 1 nga largimi i yllit Mbappe: të drejtat TV shiten me gjysmë çmimi…

Futbolli francez në krizë. Transferimi i Mbappe te Real Madridi ka bërë që të drejtat televizive të Ligue 1, të bien ndjeshëm

19 Korrik 2024, 14:28 Nga DOSJA
Tërmet në Ligue 1 nga largimi i yllit Mbappe: të drejtat TV

FRANCE - Ajo që përflitej ndodhi. Largimi i Kylian Mbappe nga PSG-ja ka krijuar probleme të konsiderueshme financiare edhe për të gjithë Ligue 1.

Në 10 vitet e fundit, kampionati francez ishte tërheqës falë ardhjes së sheikëve te PSG, të cilët sollën lojtarët më të mirë në Paris dhe tërhoqën sponsorë me zhurmë milionash.

Pastaj Neymar, ardhja e Mbappe, i marrë në moshë shumë të re nga Monaco, dhe që më pas u bë një nga lojtarët më të mirë në botë, i dha tjetër ngjyrim kampionatit francez.

Leo Messi ishte një tjetër bonus. Por vitin e kaluar, Neymar u largua për në Arabinë Saudite, Leo Messi për në SHBA… Kupa u mbush kur ylli francez Kylian Mbappe vendosi të shkojë te Real Madrid...

Ankandi i të drejtave televizive të kampionatit francez jashtë vendit ishte një dështim pas këtij largimit të kapitenit Mbappe... Ndeshjet janë shitur për gjysmën e çmimit, në krahasim me sezonet e mëparshme. Interesi për Ligue 1 është zbehur.

Në Francë po dëgjihet një britmë alarmi, me klubet që do të humbasin shumë miliona për shkak të kësaj shitjeje. Nga çmimi fillestar i ankandit prej 800 milionë, u mbyll periudha e shitjeve për të drejtat televizive 2024-2029 për vetëm 500 milionë. Financat e klubeve franceze po dridhen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll