Politike

Inceneratori i Tiranës/ Shtatë ditë pasi doli nga qelia, ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit paraqitet në SPAK

Bëhet me dije se Abeshit iu komunikua akuza për “Shpërdorim detyre”, lidhur me inceneratorin e Tiranës.

19 Korrik 2024, 14:11 Nga M.B
Inceneratori i Tiranës/ Shtatë ditë pasi doli nga qelia,
Pëllumb Abeshi


TIRANA- Shtatë ditë pasi u lirua nga qelia e paraburgimit, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, mësohet se u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Bëhet me dije se Abeshit iu komunikua akuza për “Shpërdorim detyre”, lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Gjithashtu mësohet se Abeshi ishte i shoqëruar nga avokati i tij Emir Beta, teksa qëndroi rreth 15 minuta në SPAK. Më 12 korrik, Gjykata e Posaçme liroi nga qelia Pëllumb Abeshin, i cili mbahej në burg lidhur me inceneratorin e Tiranës.

pellumb abeshi

Sondazh

Poll