19 Korrik 2024, 13:13
Nga M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se ditën e martë, Prokuroria e Posaçme bëri publike masat e reja të arrestit për punonjësit e inceneratorit fantazmë të Tiranës, duke i quajtur ata një Grup të Strukturuar Kriminal. Lidhur me këtë Këlliç tha se çuditërisht mes këtyre 8 shtetasve, mungonte një ndër emrat kryesorë të kësaj bande, sipas tij, zbatuesi i të gjithë punëve të pista brenda dhe jashtë vendit të dyshes Mërtiri – Zoto, Elton Bualli.
Këlliçi shtoi se ky individ, herë shfaqet si drejtor i inceneratorit të Elbasanit, herë shfaqet si drejtori i inceneratorit Tiranë, herë shfaqet në komunikimet e tij me zyrtarët në Zimbabëe, herë shfaqet në komunikimet në Hollandë, herë shfaqet duke dhënë urdhëra në e-maile për biznesin e dherave, e çuditërisht, sipas tij, ky zotëri shfaqet në komunikimet mes zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë për investime resortesh qindra milionë euro në Tunizi.
Këlliçi prezantoi në ekran një kontratë noteriale borxhi të tetorit të vitit 2021, në të cilën inceneratori i Tiranës, i jep gjysëm milioni euro borxh kompanisë së Elton Buallit, për të blerë toka pranë landfillit të Sharrës. Me paratë e inceneratorit fantazmë, tha Këlliçi, ky person ka blerë 10.500 m2 tokë në Sharrë, siç mundet ta shihni në këto dy çertifikata pronësie. Po ashtu Këlliçi shtoi se AZHBR i ka dhënë këtij individi plot 310.538 euro për të ndërtuar një sere, pikërisht mbi këto dy parcela toke.
DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:
Të nderuar qytetarë,
Ditën e martë, Prokuroria e Posaçme bëri publike masat e reja të arrestit për punonjësit e inceneratorit fantazmë të Tiranës, duke i quajtur ata një Grup të Strukturuar Kriminal.
Çuditërisht mes këtyre 8 shtetasve, mungonte një ndër emrat kryesorë të kësaj bande, zbatuesi i të gjithë punëve të pista brenda dhe jashtë vendit të dyshes Mërtiri – Zoto, shtetasi Elton Bualli.
Në 18 tetor të vitit 2020, sëbashku me deputeten Ina Zhupa, shkuam në landfillin e Sharrës për të denoncuar skemën kriminale të vjedhjes të 130 milionë eurove, përmes një inceneratori që nuk ekzistonte në këtë landfill. Siç e patë dhe në video, personi i cili na sulmoi ne dhe gazetarët e pakët prezent, ishtë pikërisht Elton Bualli.
Ky individ, herë shfaqet si drejtor i inceneratorit të Elbasanit, herë shfaqet si drejtori i inceneratorit Tiranë, herë shfaqet në komunikimet e tij me zyrtarët në Zimbabëe, herë shfaqet në komunikimet në Hollandë, herë shfaqet duke dhënë urdhëra në e-maile për biznesin e dherave, e çuditërisht ky zotëri shfaqet në komunikimet mes zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë për investime resortesh qindra milionë euro në Tunizi.
Ky individ, ndërkohë na shfaqet edhe si biznesmen. Këtu po ndalemi për një çast: Në ekran do të shihni një kontratë noteriale borxhi të tetorit të vitit 2021, në të cilën inceneratori i Tiranës, i jep gjysëm milioni euro borxh kompanisë së Elton Buallit, për të blerë toka pranë landfillit të Sharrës. Me paratë e inceneratorit fantazmë, ose më saktë me paratë e qytetarëve të Tiranës, ky shtetas ka blerë 10.500 m2 tokë në Sharrë, siç mundet ta shihni në këto dy çertifikata pronësie. Por bujaria e Grupit të Strukturuar Kriminal drejtuar nga Erion Veliaj, nuk mbaron këtu.
AZHBR i ka dhënë këtij individi plot 310.538 euro për të ndërtuar një sere, pikërisht mbi këto dy parcela toke që ju treguam më sipër.
Të nderuar qytetarë,
Ende sot që flasim, SPAK ka harruar të arrestojë këtë individ, SPAK ka harruar të vendosë sekuestron mbi këto parcela toke të blera me taksat e shqiptarëve, e mbi të gjitha SPAK ka harruar të sekuestrojë serën e ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre europianë. Për shkak të këtyre vjedhjeve, sot fermerët shqiptarë nuk mund të përfitojnë dot më fondet e IPARD.
Dua t’i drejtoj dy pyetje kreut të organizatës partnere të PS, Altin Dumanit.
1. Përse është amnistuar shtetasi Elton Bualli?
2. E kujt është sera dhe toka që SPAK ka frikë të sekuestrojë?
Për çdo qytetar shqiptar, sot është fare e qartë skema e vjedhjes së qindra milionë eurove me inceneratorin e Tiranës nga Grupi i Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, drejtuar nga Erion Veliaj, por është edhe më e qartë amnisitia që SPAK po i bën kreut të këtij Grupi të Strukturuar Kriminal.
Garantojmë qytetarët shqiptarë, se ne jemi të vendosur të bëjmë publik çdo fakt dhe provë dhe të çojmë përpara drejtësisë kupolën kriminale të “Rilindjes”.
O sot, o kurrë.
Ju faleminderit.

belind kellici
Politike
19 Korrik 2024, 12:53
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji i ka drejtuar një seri pyetjesh ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, sa i tak...
Politike
19 Korrik 2024, 12:42
M.B
Vangjel Dule
TIRANA- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka thënë sot se kanë ankimuar dekretin e Presidentit Bajram ...
Politike
19 Korrik 2024, 11:51
I.A
SPAK
TIRANË- Seanca gjyqësore për revokim mase sigurie ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndërit...
Politike
19 Korrik 2024, 11:36
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se emigrimi i qytetarëve shqiptarë nga vendi mbetet një problem shum...
Politike
19 Korrik 2024, 11:26
I.A
DASH
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në vendin tonë. Në raportin e DASH b&e...
Politike
19 Korrik 2024, 11:14
I.A
ASHK
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për pasuritë e paluajtshme në Shqipëri. Në raport theksohet ...
Politike
19 Korrik 2024, 11:02
I.A
Rama dhe Xhaçka
SHBA- Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i ka dhënë një 'shuplakë' qeverisë shqiptare n&...
Politike
19 Korrik 2024, 10:56
I.A
DASH
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se të drejtat e pronësisë në Shqipëri vijon të jetë një...
Politike
19 Korrik 2024, 10:50
I.A
DASH
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të bërit biznes në vendin tonë. Në raport theksohet...
Politike
19 Korrik 2024, 10:40
M.B
Genc Gjokutaj dhe Sali Berisha
TIRANA- Avokatja e eurodeputetit të Greqisë, Fredi Beleri, Klodiana Gjyzari do të mbrojë kreun e Partis&...