Politike

“Kemi ankimuar dekretin e Presidentit”, zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Dule: Askush nuk mund ta interpretojë ligjin sipas dëshirave

Ai ka shtuar se ankimimi mbi vendimin e KQZ-së për shpalljen e pavlefshërisë së mandatit të Fredi Belerit, do të bëhet kur mbrojtja ta konsiderojë të përshtatshme.

19 Korrik 2024, 12:42 Nga M.B

 

“Kemi ankimuar dekretin e Presidentit”, zgjedhjet e pjesshme në
Vangjel Dule 

 

TIRANA- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka thënë sot se kanë ankimuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës 4 gusht për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë. Dule tha se ligji nuk mund të interpretohet sipas dëshirave. Ai ka shtuar se ankimimi mbi vendimin e KQZ-së për shpalljen e pavlefshërisë së mandatit të Fredi Belerit, do të bëhet kur mbrojtja ta konsiderojë të përshtatshme.

"Ne kemi ankimuar dekretin e Presidentit, mbrojtja e Belerit do të vlerësojë momentin më të përshtatshëm që u garanton ligji. Askush nuk mund ta interpretojë ligjin në bazë të dëshirave apo premisave subjektive. Ligji është ligj. Ankimi do të bëhet në kohën që mbrojtja e konsideron të përshtatshme dhe brenda afateve ligjore", tha Dule.

vangjel dule 

Sondazh

Poll