Politike

Shtyhet seanca ndaj Berishës dhe Malltezit, avokatja: SPAK pranoi t’i kalojë fashikujt në rrugë elektronike

Po ashtu avokatja që përfaqësoi Berishën në GJKKO, Klodiana Gjyzqari tha se nuk do të paguhet asnjë shpenzim gjyqësor për të marrë 12 fashikujt e dosjes.

19 Korrik 2024, 11:51 Nga I.A
Shtyhet seanca ndaj Berishës dhe Malltezit, avokatja: SPAK pranoi t’i
SPAK

TIRANË- Seanca gjyqësore për revokim mase sigurie ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndërit të tij Jamarbër Malltezi është shtyrë për në datë 30 korrik. Mësohet se në këtë seancë në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka pranuar që t'i kaloj fashikujt e dosjes në mënyrë elektronike. Po ashtu avokatja që përfaqësoi Berishën në GJKKO, Klodiana Gjyzqari tha se nuk do të paguhet asnjë shpenzim gjyqësor për të marrë 12 fashikujt e dosjes. 

“Spak pranoi të na i kalojë fashikujt në rrugë elektronike dhe pa paguar shpenzimet gjyqësore”, tha ajo.

Lideri i opozitës, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie" për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

sali berisha jamarber malltezi

Sondazh

Poll