Aktualitet

E dëmtoi tërmeti/ Prindërit e nxënësve të shkollës ‘Emin Duraku’ peticion ministrisë së Arsimit: Duam certifikatën

9 Dhjetor 2019, 09:15 Nga DOSJA
E dëmtoi tërmeti/ Prindërit e nxënësve të

TIRANË- Ditën e sotme, në shkollën ‘Emin Duraku’ , godina e së cilës u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, ka nisur një protestë, pasi prindërit kanë kundërshtuar vendimin për të vijuar mësimin në godinën e shkollës.

Në shkollën ‘Emin Duraku’ është mbyllur vetëm godina, ku zhvillonin mësim klasat  fillore dhe mësimi do të kryhet te godina e 9-vjecares. Por, ky vendim është kundërshtuar nga prindërit, të cilët kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit, duke theksuar se nuk do të cojnë fëmijët në këtë shkollë deri sa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë për gjendjen e fizike të godinës së shkollës,ku ata mësojnë.

Prindërit thonë se kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës ‘Emin Duraku’ e cila  iu ka thënë se nuk e ka dokumentin e ekspertimit të godinës, e cila sipas saj ndodhet në Ministrinë e Arsimit.

Si përgjigje ata morën një letër nga nga drejtoria e shkollës në të cilin thuhet:

Shqetësimi juaj këto kohë ka qenë edhe shqetësimi ynë, pasi vetëm së bashku ne mund të kapërcejmë çdo vështirësi, duke krijuar për fëmijën tuaj kushte dhe mjedise të sigurta për vazhdimin e procesit mësimor.

Nesër fëmija juaj do të nisë mësimin në shkollën ‘Emin Duraku ‘.

Atje do të gjejë një staf të përkushtuar, me mësues, psikologë, oficerë sigurie, të cilët do të kujdesen që fëmija juaj të harrojë pamjet tronditëse të fatkeqësisë që sapo kaluam, duke iu rikthyer ritmit të zakonshëm të të nxënit.

Atje do të gjejë gjithashtu miqtë dhe shokët e vet, do të gjejë ngrohtësinë e mësuesve, me të cilët do të vazhdojë të ngjitë…

Theksojmë sot sipas ligjit shqiptar është ditë pushimi, pasi 8 dhjetori Dita e Rinisë, ishte ditën e dielë, dje. Sot 9 dhjetori është pushim, por ministrja Besa Shahini dja dha urdhër që procesi mësimor të nisë sot.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nxënësit rikthehen në shkolla peticioni i prinderve shkolla emin duraku tragjedia e 26 nentorit 2019 nxënësit rikthehen në shkolla peticioni i prinderve shkolla emin duraku tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll