Politike

"Të jesh me kancer nuk do të thotë që je i paaftë për punë"/ Korreshi për deklaratën e shefes së Onkologjikut: Skandaloze, është turpi më i madh!

Sipas tij, videoja ishte skandaloze dhe e papërshtatshme në një moment kur shëndetësia në vend është në kolaps.

18 Korrik 2024, 17:38 Nga S.B
"Të jesh me kancer nuk do të thotë që je i paaftë
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi foli në Kuvend lidhur me deklaratën e ditës së djeshme të shefes së Onkologjisë Silvana Çeliku. Sipas tij, videoja ishte skandaloze dhe e papërshtatshme në një moment kur shëndetësia në vend është në kolaps.

Korreshi tha se nuk mund ti thuash të sëmurëve me kancer se janë të aftë për punë pasi sipas tij, pasi ata marrin mjekim ky i fundit ndikon tek ta duke i bërë nervozë dhe të izoluar nga familjarët. Gjithashtu Korreshi tha se deklarata ishte turpi më i madh, dhe nuk mund ti thuhet atyre që jetojnë me dilemën për vdekjen.

Fjala e plotë:

Korreshi: Ajo e djeshmja është një video skandaloze e një drejtuesi institucioni në një moment kur sektori i shëndetësisë është në kolaps e nuk i vjen në ndihmë asnjë shqiptari. Grupet vulnerabël janë pikëshit ata që nuk e prekin dot sektorin e shëndetësisë se nuk marrin dot as autobusin të vijnë në Tiranë.

Të sëmurët me kancer pastaj, të thuash që është i aftë për punë, është turpi më i madh. A e dini ju si bëhet ata pasi kurohen e bëjnë mjekimin, tre ditë nervozë, nuk flasin me familjarët, si bëhet ky njeri për punë. Si mund ti thuash këtij që jeton më dilemën për vdekjen, që je i aftë për punë? Si mund të shprehet një institucion shtetëror në mënyrë të tillë.

saimir korreshi kuvend onkologjiku

Sondazh

Poll