Politike

Në rresht të parë krah Zelenskyt dhe Starmer, Rama ndan foton nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian

Samiti është organizuar për liderët nga Mbreti Charles dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Starmer.

18 Korrik 2024, 17:25 Nga S.B
Në rresht të parë krah Zelenskyt dhe Starmer, Rama ndan foton nga
Zelensky, Rama dhe Starmer

BRITANI E MADHE- Kryeminstri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Britani të Madhe për Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian. Rama në foton familjare është parë në rreshtin e parë krah presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky si dhe kryeministrit britanik Keir Starmer.

Samiti është organizuar për liderët nga Mbreti Charles dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Starmer. Ndërkohë është bërë me dije se do të organizohen edhe dy tryeza të rrumbullakëta.

Njëra do të bëhet për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe Rama, e tjetri për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Charles Michel dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.

 

edi rama volodymyr zelensy

Sondazh

Poll