18 Korrik 2024, 17:07
Nga E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në seancën e sotme parlamentare ka ngritur si shqetësim përpara Avokates së Popullit Erinda Ballanca, një rast në kufijtë e një skandali, ku një 5-vjeçare është mbajtur në paraburgim. Gjithashtu Tabaku shtroi një pyetje duke iu drejtuaar avokates së Avokates së Popullit, se si ka ndikuar implementimi i hartës së re gjyqësore, lidhur me aksesis në drejtësi për qytetarët.
“A ka sot pas hartës së re gjyqësore më shumë akses apo më pak akses në drejtësi? Si është situata me zbatimin e të drejtave të njeriut përsa i përket këtij aspekti” pyeti tabaku Avokaten e Popullit.
Deputetja e PD-së më tej u ndal edhe tek situata me emrat e KLP dhe KLGJ duke evidentuar problemet që ka krijuar artificialisht kuvendi Shqipërisë. Sakaq ajo ngriti një sërë shqetësimesh në lidhje me kapjen e KLP dhe KLGJ që duhet ndaluar. Në fund ajo ngriti shqetësimin dhe pyetjen ndaj avokates së popullit në lidhje me arrestimin e një të miture që policia e kishte arrestuar gjatë protestës për ndërtimet në lagjen e 5 Majit.
Replika e deputetes së PD, Jorida Tabaku :
E nderuar zonja avokate e popullit. Në fakt unë kisha depozituar një sërë pyetjesh, disa prej të cilave juve edhe i dhatë përgjigje gjatë prezantimit tuaj. Unë dua t’ju falenderoj për bashkëpunimin që kemi pasur bashkë në Këshillin Kombëtar të Integrimit, edhe për faktin që jeni një nga zyrtarët më seriozë në fakt që paraqitet atje, dhe bashkëpunimi që kemi pasur për të drejtat e njeriut dhe dua të fokusohem vetëm në dy tema të cilat ju i prekët por shpresoj që të kem pak më shumë informacion:
Si ka ndikuar implementimi i hartës së re gjyqësore, aksesi në drejtësi për qytetarët.
A ka sot pas hartës së re gjyqësore më shumë akses apo më pak akses në drejtësi? Si është situata me zbatimin e të dretjave të njeriut përsa i përket këtij aspekti;
Së dyti, ju e sqaruat shumë qartë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së dhe besoj që ishte shumë i qartë qëndrimi juaj për këtë, përsa i përket vlerësimit me meritë dhe sistemit që është ndjekur nga parlamenti dhe vonesave që ka pasur parlament. Unë dua t’ju përgëzoj që me gjithë vështirësitë, institucioni juaj e ka kaluar fazën që këtij institucioni i përket dhe gjitha problemet kanë rezultuar nga parlamenti.
Ashtu siç thotë edhe raporti ‘Rule of Law’, vonesat në emërimin e anëtarëvë të KLP-së dhe KLGJ-së kanë zgjatur mandatin e drejtuesve aktualë dhe kanë krijuar mundësinë dhe predispozitat për kapjen e këtyre dy organeve nga ana e mazhorancës, çështje për të cilën ju ishit e qartë dhe nuk kam pyetje tjetër.
Ndërkohë doja që të fokusoheshim pak në lidhje me problemet përsa i përket proçesit të legalizimeve, ndërtimeve, lejeve të kartelave për pasuritë e paluajtshme. Bashkë kemi pasur një komunikim shumë të gjatë për ngjarjen e 5 Majit, për prishjen e ndërtimeve atje, por parë edhe në aspektin e të drejtave të njeriut ju kam ngritur shqetësimin që një vajzë 5-vjeçare është mbajtur në paraburgim në prishjen e këtyre ndërtimeve dhe doja një koment tuajin për këtë proces.
jorida tabaku
Politike
18 Korrik 2024, 17:06
S.B
Erinda Ballanca
TIRANË- Avokatja e Popullit Erinda Ballanca në Kuvend theksoi rolin thelbësor të këtij institucioni në m...
Politike
18 Korrik 2024, 16:54
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në kuevnd pas deklaratës së deputetes Albana Vokshi e cila tha se n...
Politike
18 Korrik 2024, 16:46
S.B
Erinda Ballanca
TIRANË- Avokatja e popullit Erinda Ballanca foli në Kuvend lidhur me ligjin e legalizimeve të Kadastrës ku sipas s...
Politike
18 Korrik 2024, 16:41
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka deklaruar sot nga Kuvendi se në këtë institucion ja...
Politike
18 Korrik 2024, 16:12
M.B
Erinda Ballanca
TIRANA- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka bërë sot në Kuvend raportimin e saj për vitin 2023. Ballanca u pye...
Politike
18 Korrik 2024, 15:40
r.ll
keir starmer, giorgia meloni dhe edi rama
BRITANI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim jozyrtar me homologun e tij britanik, Keir Starmer. Si...
Politike
18 Korrik 2024, 15:36
I.A
Edi Rama
ANGLI- Kryeministri Edi Rama ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij në lidhje me ushqimin britanik. Me anë të nj&...
Politike
18 Korrik 2024, 15:30
r.ll
edi rama dhe rakip suli
TIRANË- Numri i të punësuarve buxhetorë në njësitë e pushtetit vendor arriti në 37 mij&eum...
Politike
18 Korrik 2024, 15:20
r.ll
jorgo goro
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton mas&e...
Politike
18 Korrik 2024, 14:55
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka nxjerr disa nga emrat që sipas tij kanë abuzuar me fondet e IPARD. Duke folur në ...