Sport

Lineker skeptik për Bayernin: “Kompany është rrezik, mos prisni të jetë Guardiola!”...

Sipas tij, ish-mbrojtësi i Mançester Sitit në rolin e trajnerit “nuk ka arritur ende në fund të zhvillimit të tij” duke qenë se ai ishte vetëm “menaxher në Belgjikë dhe më pas në Burnley”.

18 Korrik 2024, 17:48 Nga DOSJA
Lineker skeptik për Bayernin: “Kompany është rrezik, mos

ANGLI - Punësimi i Vincent Kompany si trajner i ri i Bayern Munichut sigurisht që ka ngritur shumë dyshime në Bavari, Bundesligë dhe Kontinentin e Vjetër.

Ish-futbollisti anglez dhe komentatori sportiv Gary Lineker ka folur gjithashtu edhe për vendimin e klubit gjerman për të punësuar një trajner, si belgun 38-vjeçar, “padyshim një rrezik, sepse ai nuk ka vërtet përvojë”, tha ai për Sport BILD.

Sipas ish-lojtarit të Barcelonës, ish-mbrojtësi i Mançester Sitit në rolin e trajnerit “nuk ka arritur ende në fund të zhvillimit të tij” duke qenë se ai ishte vetëm “menaxher në Belgjikë dhe më pas në Burnley”.

Ndaj, sipas Linekerit, përveç se ka bërë një zgjedhje të rrezikshme, klubi bavarez do të ketë vështirësi të ndryshme, duke i siguruar gazetarët se në figurën e Kompany “nuk do të gjeni Pep Guardiolën”.

Veçse, më pas pranoi disa pëlqime për belgun në rolin e trajnerit. Sipas ish-lojtarit të Leicesterit, në fakt ai ka pohuar se ‘i pëlqen’. Në vazhdim: “Ai është shumë inteligjent dhe do të jetë një trajner shumë i mirë, ai ka sjelljen për të fituar respekt në një klub, gjë që është shumë e rëndësishme te Bayern Munich”, shpjegoi Lineker për gazetën gjermane.

Duke komentuar: "Sezoni i parë i Kompany në Burnley ishte fantastik, me futboll të bukur. Pas promovimit gjithçka u bë shumë më e vështirë, Burnley investoi para në lojtarë, edhe pse pa shumë sukses."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll