Detaji i fundit i madh i Joselu me Realin...
SPANJE - Ka kaluar vetëm një vit, por në këtë periudhë të shkurtër kohore, Joselu ka fituar përgjith...
Presidenti argjentinas është shprehur se "asnjë qeveri nuk mund të thotë se çfarë të komentojë, të mendojë apo t'i bëjë skuadrës argjentinase, kapiteni dhe kampioni i botës".
ARGJENTINE - Festimet e diskutueshme të fitores së Copa America nga Albiceleste, veçanërisht pas sjelljes së Enzo Fernández, në të cilën dëgjohen thirrjet me përmbajtje raciste dhe ksenofobike, kanë pasur tashmë pasoja në qeverinë argjentinase… Nënsekretari i Sporteve është shkarkuar.
Julio Garro u shkarkua me vendim të presidentit Javier Milei, pasi ishte shprehur se Lionel Messi, si kapiten i Argjentinës, duhet të kërkojë falje publike për sjelljen e lojtarëve gjatë festimeve në autobusin e delegacionit, pavarësisht se nuk ka qenë i pranishëm në të.
“Presidenca informon, se asnjë qeveri nuk mund t'i thotë çfarë duhet të komentojë, çfarë duhet të mendojë apo çfarë t'i bëjë skuadrës argjentinase kapiteni, kampioni i botës, apo qoftë një qytetari tjetër. Për këtë arsye, Julio Garro largohet nga posti i nënsekretarit të sporteve”, lexohet në shënimin e publikuar.
Në zanafillën e polemikave është një mesazh i drejtpërdrejtë nga Enzo në rrjetet sociale me lojtarët argjentinas, që këndojnë një këngë të krijuar në Kupën e Botës 2022, me përmbajtje raciste dhe homofobike, duke synuar kombëtares franceze:
“Ata luajnë për Francën, por janë nga Angola, sa mirë që vrapojnë. U pëlqen të kenë marrëdhënie me transeksualë, nëna e tyre është nigeriane, babai i tyre është kamerunian, por me pasaportë janë: francezë”
Pas këtij episodi, Chelsea njoftoi hapjen e një procesi të brendshëm disiplinor ndaj mesfushorit Enzo Fernández, ndërkohë që edhe FIFA po heton rastin pas një ankese të Federatës Franceze.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Ka kaluar vetëm një vit, por në këtë periudhë të shkurtër kohore, Joselu ka fituar përgjith...
GJERMANI - Toni Kroos ka folur për lojën e diskutueshme mes Spanjës dhe Gjermanisë. Atë veprim në të cilin Marc Cucurell...
ITALI - Kombinimi mes dinastisë Ibrahimovic dhe Milanit vazhdon. Pas babait Zlatan, me fanelën e kuqezinjve të Milanos do të vazhdoj&eu...
ANGLI - Armando Broja pati një huazim zhgënjyes te Fulham në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duke u paraqitur vetëm...
ANGLI - Mesfushori portugez i Manchester Cityt, Bernardo Silva është ende objekt i dëshirave për PSG dhe FC Barcelona. Edhe pse trajneri Pe...
ITALI - Adrien Rabiot, i cili sapo ka përfunduar Euron me Blutë, nuk është ende i sigurt për të ardhmen e tij. Mesfushori i Juvent...
ZVICER - Ndryshime të rëndësishme mund të vërehen në renditjen e FIFA-s për muajin korrik, të ndikuar kryesisht nga rezu...
ITALI - Milani tani nuk e ka ndërmend të ndalet. Kështu, pasi kanë mbyllur me sukses marrëveshjen e Alvaro Moratas, e c...
ZVICER - Jehona e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” vazhdon ende edhe pas përfundimit të mbrëmjes së 14 korr...
SPANJE - Real Madridi njoftoi këtë të mërkurë në një njoftim për shtyp, se drejtësia spanjole ka dënuar nj&eum...