Sport

Një tjetër Ibrahimovic te kuqezinjtë: Edhe djali i Zlatanit do të luajë për Milanin…

Është zyrtare nënshkrimi i kontratës së parë profesionale për djalin e Ibrahimovicit… ai sezonin e ardhshëm do të luajë për Milan Futuro.

18 Korrik 2024, 13:57 Nga DOSJA
Një tjetër Ibrahimovic te kuqezinjtë: Edhe djali i Zlatanit do

ITALI - Kombinimi mes dinastisë Ibrahimovic dhe Milanit vazhdon. Pas babait Zlatan, me fanelën e kuqezinjve të Milanos do të vazhdojë karrierën edhe djali i tij Maximilian.

Lojtari i lindur në vitin 2006, në fakt, nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me klubin kuqezi dhe sezonin e ardhshëm do të luajë me Milan Futuro, skuadra e dytë kuqezi që do të garojë në kampionatin e Serisë C. Nënshkrimi u njoftua nga vetë klubi milanez me një foto të publikuar në kanalet e tyre sociale. 

Në sezonin e fundit, Ibra Jr. veshi fanelën e kuqezinjve U-18, duke e mbyllur sezonin me  29 paraqitje dhe 3 gola. Tani e pret një hap i rëndësishëm në kategori: ai do të jetë nën urdhrat e Daniele Boneras, trajner i Milan Futuro.

Ai mbërriti në Milano në verën e vitit 2022 nga skuadra e të rinjve Hammarby, përpara se të luante me U-18, ai kishte veshur edhe fanelën e AC Milan U-17. Zakonisht i vendosur si anësor i majtë, ai mund të luajë edhe si sulmues i dytë: gjaku i mirë nuk gënjen. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Milan Futuro (@milanfuturo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll