Aktualitet

Nxënësit i rikthehen mësimit në Tiranë, Durrës e Kurbin, 18 shkolla nuk hapen, 10 mijë nxënës transferohen

9 Dhjetor 2019, 07:47 Nga DOSJA
Nxënësit i rikthehen mësimit në Tiranë, Durrës e

SHQIPERI- Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, nxënësit dhe gjimnazistët e  Tiranës, Durrësit dhe Kurbinit janë rikthyer sot në shkolla. Mësohet se rreth 10 mijë nxënës janë transferuar në shkolla të reja pasi 30 godina shkollash janë dëmtuar nga tërmeti. Në Tiranë 18 shkolla nuk janë hapur ditën e sotme, 9 në zonat rurale dhe 9 në zonat urbane. Shkollave  si ‘Sami Frashëri’, ‘Emin Duraku’ në Tiranë u janë vënë shiriti, ndërkohë në zonën e emergjencës kombëtare janë shembur disa të tjera. Të gjithë nxënësit e shkollave të dëmtuara do të vijojnë procesin mësimor në godina të tjera.

Nga ana tjetër Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni me anë të një urdhri të brendshëm njoftoi se procesi mësimor për studentët do të fillojë në datë 10 dhjetor, ditën e nesërme. Ndërsa Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Politeknikut kanë shtyrë procesin mësimor edhe për javën e ardhshme,  procesi mësimor është pezulluar deri më datën 13 dhjetor.

 

Sipas ligjit shqiptar dhe kalendarit të festave zyrtare sot parashikohej të ishte ditë pushimi, pasi 8 dhjetori Dita e Rinisë, ishte ditën e diel, dje. Sot 9 dhjetori është pushim, por ministrja Besa Shahini përmes një akti të kundra-ligjshmëm, urdhëroi që procesi mësimor të nisë sot.

(J.V;F.G/Dosja.al_

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini nxënësit rikthehen në shkolla tragjedia e 26 nentorit 2019 besa shahini nxënësit rikthehen në shkolla tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll