Politike

Abuzimi me fondet për bujqësinë, Shehaj nxjerr emrat: I shkuan ish-deputetit socialist, e vëllait të ish-drejtorit Tusha

Shehaj ka theksuar se këta kanë ndërtuar vila ndërkohë që femerët duhej të merrnin fondet për tu mbështetur në prodhimet e tyre.

18 Korrik 2024, 14:55 Nga I.A

 

Abuzimi me fondet për bujqësinë, Shehaj nxjerr emrat: I shkuan
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka nxjerr disa nga emrat që sipas tij kanë abuzuar me fondet e IPARD. Duke folur në interperlancën me Ministren Anila Denaj, Shehaj ka deklaruar se fondet nuk kanë shkuar te fermerët që kanë nevojë, por te ish-deputeti i PS-së, Dashamir Peza, apo vëllait të ish-drejtorit Taulant Tusha. Shehaj ka theksuar se këta kanë ndërtuar vila ndërkohë që femerët duhej të merrnin fondet për tu mbështetur në prodhimet e tyre.

"Më latë pa fjalë. Kishit një detyrë shumë të thjeshtë si qeveri të merrnit paratë dhe ti çonit të fermerët, pa i prekur ato para, pa i vjehdur paratë dhe pa përzgjedhur përfituesin. Dikush të jep disa lekë duhet ti marrësh dhe ti çosh pa i vjedhur. Olaf thotë që keni vjedhur 33 mln euro, po gënjen olaf? 33 mln euro, nuk e them unë, ju vini këtu thoni e ka llogarit Olafi keq. Të vesh duart në kokë. Si u vlerësuat ju zonja ministre me vendimin për të mos shpërndarë 112 mln euro , me bllokimin e IPARD 3. Si mund të vini këtu e të gënjeni, si vlerësoheni me dreka e me darka te restoranti i Beqajt. Janë faktet dhe aktet që tregojnë nëse keni punuar mirë. Thatë 46 kantina për të cilat duhet të mburremi. Është një zotëri Preng Doda në Mirditë.

Kërkoi të merrte pjesë, ishte fermer. Bëri kërkesë për fonde. Nuk i mori dot, e di kujt i vajtën ato para. I vajtën ish-deputetit të PS, 180 mijë euro, Dashmair Peza për hotelin që ka në Pezë, i vajtën vëllait të ish drejtorit Tusha, mori 182 mijë euro. Për këto kantina po na flisni ministre. I ka marrë Kokoneshi 44 mijë euro, kreu i Bashkisë së Divajkës, zv.kryetari i Delvinës 62 mijë, 36 mijë euro, Stela Gugllaja 310 mijë euro, Elvis Roshi. Janë të panumërta përfituesit e tenderëve, që u keni dhënë edhe paratë e BE. Kanë thënë do ndërtojmë agroturizëm, kanë bërë vila. U duhej një shtëpi në fshat, përse të mos i merrnin. Kishit vënë koordinator Beqajn përse të mos i merrnin," tha ai.

anila denaj agron shehaj seance plenare 18 korrik 2024

Sondazh

Poll