Politike

Fondet e IPARD/ Agron Shehaj: Janë vjedhur 33 mln euro, në vend të fermerëve paratë shkuan te pushtetarët

Shehaj ka deklaruar se qeveria vodhi paratë që duhej të shkonin te fermerët dhe se në dijeni të kësaj kanë qenë Delina Ibrahimaj, Frida Krifca dhe Ilir Beqaj.

18 Korrik 2024, 14:10 Nga I.A
Fondet e IPARD/ Agron Shehaj: Janë vjedhur 33 mln euro, në vend
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se nga fondet e Bashkimit Evropian për fermerët janë vjedhur 33 milion euro. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Shehaj ka theksuar se sipas raportit të OLAF, këto para në vend që të shkonin te fermerët, kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve. Shehaj ka deklaruar se qeveria vodhi paratë që duhej të shkonin te fermerët dhe se në dijeni të kësaj kanë qenë Delina Ibrahimaj, Frida Krifca dhe Ilir Beqaj.

"Kam kërkuar këtë interpelancë se kjo ministri kishte për detyrë të shpërndante rreth 200 mln euro ndihma falas pjesë të programit IPARD të BE. Janë 200 mln euro që BE kishte vendosur t’ia falte fermerëve shqiptarë. 200 mln euro nga taksa paguesit europian te fermerët shqiptarë, për të ndërtuar një serë, të ndërtonin një bujtinë, të rrisnin bizneset e tyre në Shqipëri. Pothuajse 5 vite nga nisja e procesit të ndarjes së fondeve, BE zbuloi se nga 70 mln euro që ishin ndare, 33 mln euro janë vjedhur nga mazhoranca. Paratë në vend se të shkonin te fermerët shkuan te xhepat e pushtetarëve. Qeveria vodhi paratë që duhej të shkonin te fermerët. Në dijeni kanë qenë Delina Ibrahimaj, Frida Krifca dhe Ilir Beqaj, koordinatori i IPARD, sot në burg për korrupsion. Kaloi një vit nga paralajmërimi dhe zbulimi i skandalit dhe para pak muajsh BE njoftoi bllokimin e programit. BE i ka kërkuar qeverisë që të marrë masa, të hetojë mekanizmat e vjedhjes dhe të identifikojnë dhe ndëshkojnë vjedhësit e fondeve. Sipas Olaf janë vjedhur 33 mln euro, ju e keni marrë raportin ku janë gjetjet dhe abuzimet e vjedhjeve", tha Shehaj. 

agron shehaj seance plenare 18 korrik 2024

Sondazh

Poll