Politike

Zgjedhjet në Himarë, OMONIA: Po bëhen veprime antikushtetuese, duhet të ndalet arroganca e pushtetit

Po ashtu bëhet me dije se në datën 4 gusht do të zhvillohen zgjedhje të paligjshme pasi nuk po respektohen nenet 2, 3, 4 të Kushtetutës.

18 Korrik 2024, 14:49 Nga I.A
Zgjedhjet në Himarë, OMONIA: Po bëhen veprime
OMONIA

HIMARË- Omonia ka deklaruar se me zgjedhjet që janë caktuar në Himarë po bëhen veprime antikushtetuese. Në një deklaratë për mediat, Omonia thekson se duhet të ndalet arroganca e pushtetit. Po ashtu bëhet me dije se në datën 4 gusht do të zhvillohen zgjedhje të paligjshme pasi nuk po respektohen nenet 2, 3, 4 të Kushtetutës.

Deklarata e Plotë:

OMONOIA Himare, shpreh shqetesimin e thelle per veprimet antikushtetuese qe po vijojne te kryhen lidhur me zgjedhjet ne Himare. Sic dihet, afati per shqyrtimin e kerkeses per pezullimin e efekteve te dekretit te presidentit per Zgjedhjet Vendore ne Himare, si akt administrativ eshte 5 dite nga regjistrimi i kerkeses, afat qe ka perfunduar dje. Gjyqtarja qe kaloi vettingun pa ankim, Etleva Gjamo, qe do te emerohet ne Gjykaten e Apelit Administrativ muajin tjeter, shtyu afatin per shqyrtimin e dekretit ne menyre te pa ligjshme per ne daten 22.

Ne prononcimin per Zerin e Amerikes, ne lidhje me mosrespektimin e afatit te ankimit te z.Beleri, Zyra e Presidentit u shpreh se efektet e dekretit mund t’i pezulloje gjykata, duke nenkuptuar qe dekreti eshte i paligjshem por e la ta konstatonte gjykata. Kuptohet qarte tashme se Presidenti qe kur e ka nxjerre dekretin ka patur sigurine qe paligjshmeria e dekretit do te mbulohet nga gjykata sic edhe po ndodh. Vonesa ne shqyrtimin e kerkeses, behet me qellim qe te pengohet aksesi ne gjykaten e apelit, dhe ankimi te jete jo efektiv pasi zgjedhjet do te jene kryer. Gjykata po vepron nen orientimin e Politikes dhe faktit te kryer.

Rezultati eshte se ne fatkt ne daten 4 gusht do te zhvillohen zgjedhje te paligjshme pasi nuk po respektohen nenet 2, 3, 4 te Kushtetutes. Shteti ligjor, demokracia, pluralizmi, nuk po respektohen. Si mund te besojme se zgjedhjet e 4 gushtit do te jene te lira, kur nuk jane ligjore?! Eshte momenti te ndalet arroganca e pushtetit. Eshte e paperceptueshme ne vitin 2024 te diskutohet per shkeljen e shtetit ligjor nga vete Presidenti dhe gjykatat te fshihen dhe te mos bejne detyren. Nuk ka deshmi me te forte per jopavaresine e gjykatave sesa zvarritja e ketij procesi deri ne shuarjen e te drejtes. Nuk e kuptojme se pse Himara nuk meriton te kete zgjedhje te ligjshme dhe te lira. Ne nuk i druhemi betejes, ne nuk i trembemi hajduteve te zgjedhjeve, ne kemi zgjedhur te zbatojme ligjin dhe Kushtetuten ! Ne do te fitojme ! Himara jemi ne ! OMONOIA HIMARE

omonia

Sondazh

Poll