Politike

Samiti i Komitetit Politik Europian, Vuçiç ndan foto me Ramën: Do jetë një ditë e lodhshme, por gjithmonë më e lehtë me miqtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ndarë fotot e para nga takimet e tij me liderët e Bullgarisë, Turqisë, Hungarisë dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. 

18 Korrik 2024, 13:42 Nga r.ll
Samiti i Komitetit Politik Europian, Vuçiç ndan foto me
fotoja e postuar nga vucic

BRITANI- Në Britaninë e Madhe, në Pallatin Blenheim në Oxfordshire zhvillohen punimet e samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian. Në samit marrin pjesë 50 liderë nga e gjithë Evropa, mes tyre edhe ata të Ballkanit Perëndimor. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ndarë fotot e para nga takimet e tij me liderët e Bullgarisë, Turqisë, Hungarisë dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Vuçiç shkruan në postimin e tij se e sotmja do të jetë një ditë e gjatë dhe e lodhshme, por është gjithmonë më e lehtë me miqtë, pavarësisht se ku takohen.

POSTIMI I VUÇIÇ:

Ne të tre nuk do të ishim ne nëse nuk do të shkelnim të paktën një rregull. Edhe pse nuk është ora 17, ja ku jam në një pushim të shkurtër me Viktor Orban, Ilham Aliyev dhe Rumen Radev me kafe (dhe çaj për mua). Në fund na u bashkua dhe Edi Rama. 

Do të jetë një ditë e gjatë dhe e lodhshme, por është gjithmonë më e lehtë me miqtë, pavarësisht se ku takoheni. Ne do të diskutojmë çështje aktuale me rëndësi për vendet tona dhe të gjithë Evropën dhe organizojmë takime në periudhën e ardhshme, sepse kemi shumë plane dhe koha po ecën shpejt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

edi rama aleksander vuçiç komiteti politik europian mes liderëve te be-se

Sondazh

Poll