Sport

Armando Broja reagon në mënyrë drastike ndaj lojtarit të Chelsea!

Të njëjtin veprim e kanë bërë dhe 9 lojtarë të tjerë të Chelseat ku 7 prej tyre janë me shtetësi franceze.

18 Korrik 2024, 00:44 Nga DOSJA
Armando Broja reagon në mënyrë drastike ndaj lojtarit të

ANGLI - Enzo Fernandez po i bëhet gjyq publik, pas videos skandaloze ku shfaqte racizëm ndaj lojtarëve të Francës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja e ka hequr shokun e skuadrës te Chelsea nga rrjeti social “Instagram”.

Të njëjtin veprim e kanë bërë dhe 9 lojtarë të tjerë të Chelseat ku 7 prej tyre janë me shtetësi franceze. Bëhet fjalë për Wesley Fofana, Badiashile, Disasi, Gusto, Nkunku, Ugochukwu, Sarr. David Datro Fofana dhe Lavia e kanë hequr po ashtu Enzo Fernandez.

Kujtojmë se ky i fundit po feston fitoren e Copa America me shokët e kombëtares te Argjentina, kur nisi të këndojë korre tallëse për lojtarët e Francës me origjinë afrikane. Në vazhdim pritet të ketë sanksione për të, ndërsa ka kërkuar falje për çfarë ndodhi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll