Sport

Partizani në kërkim të kualifikimit, Shehi: “Kemi ardhur për të kaluar raundin!”

“Vijmë pas barazimit 1- 1 në ‘Elbasan Arena’. Duke patur parasysh edhe rezultatin e 90 minutave të para , në kuadër të asaj ndeshje do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi për më tej.”

17 Korrik 2024, 22:31 Nga DOSJA
Partizani në kërkim të kualifikimit, Shehi: “Kemi ardhur

MALTE - Ashtu si në ndeshjen e parë, Partizani konsiderohet favorit edhe në kthim nga kompanitë e basteve. Megjithatë, numrat janë ekuilibruar disi. Në konferencën për shtyp në prag të këtij dueli, trajneri i Partizanit, Orges Shehi u shpreh: “Luajmë takimin e dytë ndaj kundërshtarit maltez Marsaslok. Vijmë pas barazimit 1- 1 në ‘Elbasan Arena’. Duke patur parasysh edhe rezultatin e 90 minutave të para , në kuadër të asaj ndeshje do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi për më tej.

Si paraqitet gjendja e skuadrës?

Gjendja e grupit paraqitet optimale. Kemi patur disa shqetësime të vogla tek individë të veçantë , por ata i janë bashkuar skuadrës dhe janë të gatshëm për ditën e nesërme.

Shanset e kualifikimit?Patjetër që në përballjet me eliminim janë të rëndësishme të dyja ndeshjet. Asgjë nuk zgjidhet në 90 minutat e para. E thash edhe pak më parë kemi ardhur këtu për tu kualifikuar dhe të shkojmë në raundin tjetër.

Në këtë ndeshje skuadrës nuk do t’i mungojë mbështetja nga tifozeria e kuqe…Patjetër që prezenca e tyre edhe në ndeshjen e nesërme është një shtysë për ne. Unë gjej rastin ti falënderoj që kanë udhëtuar deri këtu për të mbështetur skuadrën. Ne do të bëjmë maksimumin për t;i kënaqur ata që do të jenë në stadium, por edhe ata që do na ndjekin nga Shqipëria dhe presin nga ne më të mirën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll