Sport

Mediat serbe i bëjnë jehonë ndalimit të lojës në Elbasan për thirrjet: “UÇK…UÇK!” duke e konsideruar skandal!

Borac fitoi 1:0 në ndeshjen e parë në Banja Luka. Fituesi i kësaj dyshe do të luajë në xhiron e dytë kundër PAOK-ut të Selanikut.

17 Korrik 2024, 22:42 Nga DOSJA

Mediat serbe i bëjnë jehonë ndalimit të lojës në

ELBASAN - Ndeshja e kthimit e xhiros së parë të kualifikimit në Champions League mes Egnatia dhe Boracit nga Banja Luka ka qenë e mbushur me skandale që në fillim, sipas mediave serbe.

Që në fillim të ndeshjes në Elbasan, tifozët e vendasve kanë brohoritur parulla fyese kundër serbëve, të shoqëruara me thirrjet e UÇK, sipas portalit serb kurir.rs.

Mediat serbe i bëjnë jehonë ndalimit të lojës në

Në minutën e 13-të, stafi i Boracës u bëri thirrje lojtarëve të largoheshin nga fusha për shkak të thirrjeve të tifozëve. Arbitri i ndeshjes ka zhvilluar një bisedë me kapitenët e skuadrave, pas së cilës vendasit kanë kërkuar nga tifozët që të ndalojnë ofendimet, kështu që ndeshja ka vazhduar.

Borac fitoi 1:0 në ndeshjen e parë në Banja Luka. Fituesi i kësaj dyshe do të luajë në xhiron e dytë kundër PAOK-ut të Selanikut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll