Sport

Jasir Asani gati të rikthehet në Europë, ja nga i vjen oferta e rradhës!

Mbetet për t’u parë çfarë do vendosë klubi nga Korea. Kujtojmë se kontrata atje përfundon në fundin e këtij viti.

18 Korrik 2024, 00:25 Nga DOSJA
Jasir Asani gati të rikthehet në Europë, ja nga i vjen oferta e

KORE E JUGUT - Jasir Asani është kthyer të luajë për Gëangju në Korenë e Jugut. Së fundmi nga mediet turke zbulohet se për sulmuesin e Kombëtares shqiptare ka pasur ofertë zyrtare nga Hatayspor.

Deri tani ishte përfolur Las Palmas në Spanjë. Ky është destinacion i ri për Asanin. Mbetet për t’u parë çfarë do vendosë klubi nga Korea. Kujtojmë se kontrata atje përfundon në fundin e këtij viti.

Asani nuk ka kaluar periudhë të mirë prej rreth 1 viti. Kjo për shkak se klubi i Gëangju vendosi ta ulë në stol sulmuesin shqiptar, pasi nuk pranoi rinovimin. Palët duket se po shkojnë drejt një marrëveshje. Elita e futbollit turk do të priste Asanin, teksa kujtojmë se aty luan dhe Ernest Muçi nga Kombëtarja shqiptare. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll