Sport

Studimi/ Ja skuadrat më të mërzitshme në Euro 2024… Anglia është në ‘Top-3’

Sipas të dhënave nga 'Sportingpedia'

17 Korrik 2024, 16:42 Nga DOSJA
Studimi/ Ja skuadrat më të mërzitshme në Euro 2024…

GJERMANI - Një studim i 'Sportingpedia' përcaktoi se cilat nga skuadrat finaliste kishte stilin më të mërzitshëm të lojës në Euro 2024, në një statistikë e bazuar në kohën e posedimit të topit dhe numrin e pasimeve të kryera para gjuajtjes në portë.

Dhe, çuditërisht, Anglia, finalistja humbëse e kompeticionit që u mund në finale nga Spanja 2-1, shfaqet... në Top-3.

Sipas të njëjtit studim, Skocia e eliminuar në fazën e grupeve shfaqet si skuadra më e mërzitshme. Skuadrës së Steve Clarke iu deshën mesatarisht 7:49 minuta me topin përpara se të synonin portën e kundërshtarit, si dhe 57.3 pasime.

Nga ana tjetër, Anglia renditet në vendin e dytë, me 5:29 minuta në zotërim të topit dhe 51.2 pasime. Serbia, e cila gjithashtu nuk kaloi në fazën e eliminimit, kompleton podiumin.

Portugalia shfaqet në vendin e 13-të në këtë renditje. Kombëtarja bënte një goditje çdo 3:37 minuta dhe e prekte topin nga këmba në këmbë, mesatarisht 37.1 herë.

Për kuriozitet, kampionia e Europës, Spanja, shënon shifra shumë më të ulëta se çdo skuadra e sipërpërmendur, me 3:13 minuta me top dhe vetëm 30.1 pasime për gjuajtur në portë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll