Sport

Mesazhi emocional i Harry Kane për Southgate: "Ishte kënaqësi të isha kapiteni juaj"

Kapiteni i Anglisë u shfaq në rrjetet sociale për t'i thënë lamtumirë ish-trajnerit të tij

17 Korrik 2024, 17:22 Nga DOSJA
Mesazhi emocional i Harry Kane për Southgate: "Ishte

ANGLI - Largimi i Gareth Southgate nga trajneri i ekipit anglez të futbollit ngjalli reagime nga disa prej lojtarëve, që ishin në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Një nga futbollistët që foli për largimin e trajnerit ishte Harry Kane, një nga figurat e skuadrës së ‘Tre Luanëve’ dhe kapiteni i ekipit, i cili përmes rrjeteve sociale falënderoi trajnerin për kontributin e tij me një mesazh emocionues.

"Zotëri, faleminderit për gjithçka që bëtë për mua dhe vendin tonë! Ai ishte një nga trajnerët më të mirë ndonjëherë në Angli dhe ishte kënaqësi të isha kapiteni i tij gjatë gjithë kësaj kohe.

Ai ndihmoi vendin tonë të bashkohej dhe të besonte përsëri në kombëtare dhe tek ne. Kishte shumë momente kryesore dhe së bashku krijuam kujtime që do të zgjasin përgjithmonë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll