Bota

Shkundet Italia, lëkundje të forta u rregjistruan mëngjesin e sotëm në veri të Firences

9 Dhjetor 2019, 09:36 Nga DOSJA

ITALI – Në orët e para të mëngjesit të sotëm një tërmet i fortë ka lëkundur Italinë rreth orës 03:37 minuta  me magnitudë 4.8 të shkallës rihter.

Këto tërmete vijnë pas tërmetit të fortë që shkundi Shqipërinë, të martën e 26 nëntorit ku për pasojë u mori jetën  51 personave dhe plagosi mbi 900 të tjerë.

Sipas qendrave përkatëse për rregjistrimin e tërmeteve, është mësuar se ky nuk ëshët tërmeti i parë që ka lëkundur Italinë, pasi një numër i konsiderueshëm lëkudnjesh janë regjistruar në Scarperia dhe San Piero në provincën e Firences në Mugello.

Tërmeti i fundit mësohet të ketë pasur një  thellësi prej 9 km, dhe  kjo është raportuar nga Instituti Gjeofizik Kombëtar.

Ndërsa epiqendra e tërmetit të mësngjesit të sotëm në Itali ka qenë 26 km në veri të Firences dhe 234 km në jug-lindje të Milanos. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar apo dëme materiale.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota firence termet ne itali firence termet ne itali

Sondazh

Poll