Bota

“Edhe me armiqtë flitet”/ Albin Kurti takime sekrete në Tiranë me Gjuriç, polemika të shumta nga fotoja në tryezën e

8 Dhjetor 2019, 10:38 Nga DOSJA
“Edhe me armiqtë flitet”/ Albin Kurti takime sekrete në

TIRANË– Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka qenë për vite me radhë kundërshtar i dialogut me Serbinë. Ai ka bërë edhe protesta gjatë kohës që ishte në opozitë, kundër dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Por, tani që është duke u bërë kryeministër, duket se po ndryshon qëndrim ndaj Serbisë.

Pa marrë ende detyrën e kryeministrit, Kurti, tre zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, Ardian Gjini e Arban Abrashin, janë takuar një ditë me parë me kreun e serbëve në Kosovë, Marko Gjuriç në Tiranë.

Mësohet se takimi është mbajtur në Tiranë me dyer të mbyllura. Por, publikimi i një foto të këtij takimi ka shkaktuar debate të shumta, duke pasur parasysh qëndrimet e Kurtit deri më tani ndaj Serbisë.

Vetë partia e Gjuriç, ka reaguar pas këtyre debateve, duke thënë se takimi ka qenë rastësor, pasi ata kanë marrë pjesë në një konferencë të përbashkët.

Por ky takim është një goditje dhe ndryshim rrënjësor i qëndrimeve të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, pasi Gjuriç njihet për deklarata kriminale kundër Kosovës dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.

Edhe pse, sipas gazetarëve në Kosovë, Albin Kurti nuk ka pse kompleksohet për dialogun me serbët dhe bën takime të fshehta.

“Nuk ka asgjë të keqe prej takimeve spontane me Gjuriçin nëpër konferenca. Edhe me armiqtë flitet, bile pikërisht me ata duhet të flitet”, është shprehur Kurti.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti marko gjuriç takime ne tirane albin kurti marko gjuriç takime ne tirane

Sondazh

Poll