Bota

S’u kthye më në shtëpi pas shkollës, zhduket adoleshentja shqiptare në Gjermani (Emri+Foto) 

8 Dhjetor 2019, 11:09 Nga DOSJA
S’u kthye më në shtëpi pas shkollës, zhduket

GJERMANI– Një 16-vjeçare shqiptare është zhdukur në rrethana të paqarta në Berlin.

Familjarët e saj, tregojnë se kanë humbur kontaktet me vajzën e tyre që prej datës 29 nëntor. Sipas kushëririt të vajzës, Marisa ishte nisur për në shkollë, por nuk u kthye më në shtëpi.

Kanë qenë familjarët, të cilët kanë raportuar ngjarjen në Polici. Autoritetet gjermane kanë nisur kërkimet, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e adoleshentes shqiptare nga Tetova e Maqedonisë, e cila rezulton e zhdukur prej 10 ditësh.

Familjari i saj tregon për JOQ Albania, se në momentin e zhdukjes vajza ka qenë e veshur me një xhaketë të kuqe.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve të tjerë që janë atje, nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e vajzës, të lajmërojnë menjëherë autoritetet gjermane.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq kisha ni lutje per ni shperndarje ka humb vajza e mixhes ktu Berlin shqiptare me mundsi me Publiku Foto edhe diqka sse ndoshta ka dikush informacion ktu Berlin. Ka 10 dit qe ka humb flm, esht 16 vjecare nga Tetova e Maqedonise. E kemi denoncu ne polici zhdukjen e saj. Quhet Marisa Uzairi, kontakti i fundit ka qen me 29-11-2019, ka shku per shkoll edhe nuk esh kthy ma. Policia esht ne kerkim po Ende ska asnje lajm. Ka qen me xhaket te kuqe. Ju lutem postojeni, ju ruajt Zoti.”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni marisa uzairi zhduket adoleshentja shqiptare marisa uzairi zhduket adoleshentja shqiptare

Sondazh

Poll