Bota

Kurti flet për diskutimet me LDK-në: Nëse s’ka marrëveshje, Kosova shkon në zgjedhje

7 Dhjetor 2019, 19:53 Nga DOSJA
Kurti flet për diskutimet me LDK-në: Nëse s’ka

KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për Kryeministër në Kosovë, ka deklaruar sot se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në vendi do shkojë në zgjedhje të reja.

Kurti tha se pas fitores së 6 tetorit është rritur përkrahja për partinë e tij, por sërish kërkoi marrëveshje me LDK-në.

Kreu i LVV shtoi se në takime me kreun e LDK-së, nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin, por ia ka thanë se vendi ka emra të shumë dhe po ashtu ai ka thënë se duhet të flasin për strategjinë e një presidenti të parakohshëm.

Por sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti marreveshje ldk vv zgjedhjet ne kosove albin kurti marreveshje ldk vv zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll