Art&Argëtim

Rikthehen në skenë këngët që zemëruan diktatorin Enver Hoxha, kokat e ‘prera’ të Festivalit të 11 japin spektakël n

8 Dhjetor 2019, 17:06 Nga DOSJA
Rikthehen në skenë këngët që zemëruan diktatorin

TIRANË– Atmosfera e këngëve që tronditën regjimin komunist në Shqipëri në vitin 1972 do të rikthehet sërish. Në muzeun “Bunkart”, do të rikthehet në skenë 20 këngët e festivalit të 11-të të këngës shqiptare pas 47 vitesh.

Nën prezantimin e Bujar Kapexhiut dhe Marsela Çibukajt, do të vijnë në skenë këngët që zemëruan diktatorin Enver Hoxha, duke rijetuar edhe interpretimet nga më origjinalet. Më 9, 10 dhe 11 dhjetor, në mënyrë simbolike do të rikthehen edhe poetët më të mirë shqiptarë, ndër to, të ndjerët Dritëro Agolli dhe Fatos Arapi,  tekstet e të cilëve bënë që të kishin jetë këngët dhe muzika moderne e festivalit të 11 në RTSH.

Këto netë do të mbushen me të ftuar specialë, në natën e parë do të jetë Alban Skënderaj, ndërsa në të dytën do të ngjitet në skenë edhe violinisti me famë botërore Olen Cezari. Gjithashtu mes të ftuarve do të jetë edhe Albano Carissi, këngëtari italian që erdhi në Shqipëri në shtator të 1989-ës, së bashku me Romina Paëer.

Në kuadër të këtij organizimi do të rikthehen në skenë edhe figura të njohura si Liljana Kondakçi dhe Bashkim Alibali, si dhe protagonistë të shumtë të të festivalit të 11-të, përmendim këtu: kompozitorin Aleksandër Peçi, poeten Natasha Lako, poeti Sadik Bejko, kompozitorin Flamur Shehu, etj.

Zërat që bënë bujë 47 vite më parë dhe kokat që u ‘prenë’ nga diktatori do të rrëfejnë se si ëndrra e tyre për të sjellë këngë moderne u shua nga regjimi komunist. Ky festival do të transmetohet në RTSh dhe Report Tv.

Festivali i 11-të i Këngës në RTSH u zhvillua më 22 dhe 25 Dhjetor të vitit 1972 në Tiranë mes një atmosfere shpërthimi në të gjitha fushat e artit dhe letërsisë, me regjisor Mihal Luarasin. Ky festival u dënua nga diktatori Enver Hoxha si një festival që përhapte kulturën borgjeze (dicka e shpallur në kundërshtim me parimet shtetërore) perëndimore dhe shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u dënuan me burgime të gjata.

Ky festival pati një frymë më liberale, një imazh më të kuruar dhe jehonë më të madhe në publik, por në të vërtetë ky ishte edhe fataliteti i tij

Drejtuesi i RTSH në atë kohë dhe anëtari i Komitetit Qendror, Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami, ishin dy nga personazhet të cilët u goditën rëndë. Lubonja do të ishte ndër të parët që do të largohej nga drejtimi i lartë i partisë. Më pas ai do të izolohej, do të internohej dhe më pas do të burgosej, nga ku do të dilte vetëm në vitin 1990.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture bujar kapexhiu dritero agolli enver hoxha fatos arapi festivali i 11 i kenges marsela cibukaj bujar kapexhiu dritero agolli enver hoxha fatos arapi festivali i 11 i kenges marsela cibukaj

Sondazh

Poll