Aktualitet

Tentoi të rindez zjarrin, arrestohet 60-vjeçari në fshatin Lapardha të Beratit

Fillimisht zjarri është vendosur në kontroll dhe më pas është shuar plotësisht.

16 Korrik 2024, 15:14 Nga E. D
Tentoi të rindez zjarrin, arrestohet 60-vjeçari në fshatin
pamje nga vendngjarja

BERAT- Një vatër zjarri ka përfshirë fshatin Lapardha 2 të Beratit, ku si pasojë janë djegur disa ferra dhe shkurre. Gjithashtu pas njoftimit nga banorët e zonës zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje. Fillimisht zjarri është vendosur në kontroll dhe më pas është shuar plotësisht.

Bëhet me dije se një 60-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar rindezjen e zjarrit. Qemal Dollani banor i fshatit në gjendje të dehur ka vënë flakën shkurreve dhe ka tentuar riaktivizimin pas fikjes së zjarrit. 

zjarr ne berat

Sondazh

Poll