Aktualitet

Goditi nga pas automjetin, ndërron jetë drejtuesi 27-vjeçar i motomjetit, policia jep detajet e aksidentit në autostradën Kavajë-Rrogozhinë

38-vjeçari është proceduar i lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

16 Korrik 2024, 13:50 Nga S.B
Goditi nga pas automjetin, ndërron jetë drejtuesi 27-vjeçar i
Amarildo Pajtoni

KAVAJË- Policia ka dalë me një informacion sqarues lidhur me aksidentin e ndodhur më datë 26 qershor në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”. Sipas njoftimit motomjeti i 27-vjeçarit Amarildo Pajtoni goditi nga pas automjetin me drejtues 38-vjeçarin nga kosova J.S.

Pasi këtij të fundit iu bë testi i alkoolit, shoferi rezultoi negativ. 38-vjeçari është proceduar i lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Bëhet me dije se për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës drejtuesi i motomjetit.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion sqarues

Në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur rreth orës 10:15, të datës 26.06.2024, në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”, ku motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin kosovar J. S., 38 vjeç, dhe si pasojë mbeti i dëmtuar 27-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, ju informojmë se:

Në lidhje me këtë rast janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.   

Nga kryerja e testit të alkoolit, 38-vjeçari rezultoi 0.00 mg/l.   

Dyshohet se për shkak të dëmtimeve nga ky aksident, ditën e djeshme, shtetasi A. P. ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë.

amarildo pajtoni aksident

Sondazh

Poll