RENEA shkul kangjellat dhe futet brenda banesës, arrestohet Edmond Naska në Korçë
pamje nga aksioni KORÇË- Forcat e RENEA-s kanë shkulur kangjellat dhe janë futur me forcë brenda banesë së Edmond Nas...
Të grupuara sipas nivelit arsimor, të rinjtë me arsim të mesëm kanë një nivel të lartë të mungesës së angazhimit. Të dhënat tregojnë se 28.6% e të rinjve deri në 29 vjeç me shkollë të mesme nuk ishin në punë dhe as nuk po ndiqnin ndonjë nivel tjetër të arsimit dhe trajnimit. Në vitin 2023 përqindja e të rinjve me arsim te mesëm as në punë dhe as në shkollë u rrit me tej me 1 pikë %.
TIRANË- Tregu i punës shfaqi kërkesë të lartë për punonjës dy vitet e fundit, por ende një e katërta e të rinjve 15-29 vjeç nuk janë as në punë, as në shkollë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vitin e kaluar 24.6% e të rinjve nga 15-29 vjeç po shpenzonin kohën kot pasi as nuk po punonin dhe as nuk po shkolloheshin, apo po ndiqnin ndonjë trajnim. Treguesi qëndroi i lartë edhe më 2023 me rënie 0.6 pikë për qind në raport me vitin 2022, në një kohë që bizneset po konsiderojnë mungesën e punonjësve si shqetësimin kryesor për ecurinë e aktivitetet.
Të grupuara sipas nivelit arsimor, të rinjtë me arsim të mesëm kanë një nivel të lartë të mungesës së angazhimit. Të dhënat tregojnë se 28.6% e të rinjve deri në 29 vjeç me shkollë të mesme nuk ishin në punë dhe as nuk po ndiqnin ndonjë nivel tjetër të arsimit dhe trajnimit. Në vitin 2023 përqindja e të rinjve me arsim te mesëm as në punë dhe as në shkollë u rrit me tej me 1 pikë %.
Gjithashtu të rinjtë me arsim 8-9-vjeçar të paangazhuar me asgjë pësuan rritje më 2023. Të rinjtë në këtë nivel arsimi, që nuk janë as në punë as në shkollë, ishin 22.9% nga 21.9% që ishim më 2022. Treguesi i “dembelizmit” duket se shënoi përmirësim të fortë tek të rinjtë deri ne 29 vjeç me arsim të lartë, të cilët në vitin 2023 përbenin 21.2% nga 27% që ishin në vitin 2022.
Në totalin e të rinjve e grup moshës 15-29 vjeç as në punë dhe as në shkollë (24.6%) rreth 49,4 % e tyre janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (2,0 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (13,4 %), ose për arsye të tjera (35,3 %).
Duke analizuar të rinjtë, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (60.9 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 39,0 %).
Gjatë vitit 2023, numri i të papunëve në Shqipëri është 158.801 persona. Shkalla zyrtare e papunësisë është 10,7% dhe u ul me 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022. Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 10,5 % dhe për femrat është 10,9 %. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-24 vjeç është shumë me lartë në 25,6 %. Krahasuar me vitin paraardhës, shkalla e papunësisë për këtë grupmoshë u rrit me 0,7 pikë përqindje.
Personat e papunë, prej një viti a më shumë, përbëjnë 71,2% të të papunëve gjithsej. Krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej është rritur me 4,3 pikë përqindje. Duke analizuar shkallën e papunësisë, sipas nivelit arsimor në vitin 2023, vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm (12,7%), ndjekur nga ata me arsim 8-9-vjeçar (9,6 %)./ Monitor
pamje nga aksioni KORÇË- Forcat e RENEA-s kanë shkulur kangjellat dhe janë futur me forcë brenda banesë së Edmond Nas...
fqinji KORÇË- Forcat e RENEA-s kanë mbërritur në lagjen nr.15 në Korç dhe kanë nisur negociatat për dor&e...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Procedohet penalisht i riu në Gjirokastër. Mësohet se 20-vjeçarit P.Dh i është gjetu...
foto ilustruese MEMALIAJ- Gjendet i pajetë nga familjarët trupi i një 66-vjeçari në Memaliaj. Mësohet se trupi i pajet...
komisioni parlamentar TIRANË- Pasi dështoi tentativa për të miratuar “paketën antishpifje” e prezantuar në publik...
Gëzim Doda TIRANË- Media austriake Der Standard i ka kushtuar një shkrim fermerëve shqiptarë dhe bujqësisë ...
foto ilustruese TIRANË- Shpallet në kërkim autori i dhunës ndaj 42-vjeçarit Rigels Kaso në Tiranë. Bëhet fja...
foto ilustruese TIRANË- Në muajin shtator 2020, ka mbëritur një mesazh në komisariatin “Dixhital” në Policinë...
aleks nika TIRANË- Pas nisjes së hetimeve nga SPAK për çështjen e "21 janarit" kanë reaguar familjarët e Aleks Nik&eum...
vendngjarja KORÇË- Janë zbardhur detaje të reja nga të shtënat e raportuar paraditen e sotme në lagjen nr.15 në K...