Politike

"14 vjet për çështjet civile dhe për 10 vjet për çështjet penale", Zhupa: Drejtësia më e vonuar se para miratimit të reformës

Zhupa tha se qytetarët sot e marrin drejtësinë më vonë se para miratimit të raformës në Drejtësi.

15 Korrik 2024, 22:12 Nga M.B
"14 vjet për çështjet civile dhe për 10 vjet për
Ina Zhupa

TIRANA- Deputeja e PD Ina Zhupa ka mbajtur fjalën në Kuvend pas raportimit të drejtuesve të institucioneve të drejtëisë. Zhupa tha se qytetarët sot e marrin drejtësinë më vonë se para miratimit të raformës në Drejtësi. Ajo shtoi se duhen 14 vjet për të marë drejtësi çështjet civile dhe për 10 vjet për çështjet penale.

"Më erdhi në mend se ditën kur ju keni miratuar me 140 vota pro reformën në drejtësi, jashtë ishte një protestë ku protestonin qytetarë dhe shoqëria civile për t'i bërë presion pozitiv deputëve që ata ta votonin pasi ishin lodhur duke u endur rrugëve duke kërkua drejtësi.

E në fakt ajo që ne do duhej të kishim bërë sot do të ishte rezymeja nëse ata qytetarë që protestonin aty sot e marin drejtësinë më shpejt apo më vonë. Dhe fatkeqësisht ky parametër tregon dështim. Sot e marin më vonë drejtësinë se ç e merrnin para asaj proteste në dyert e Kuvendit. Sot e marin drejtësinë për 14 vjet për çështjet civile dhe për 10 vjet për çështjet penale", tha Zhupa.

kuvendi

Sondazh

Poll