Politike

"Drejtësia penale nuk mund të jetë çështje numrash!" Xhafaj kritika Dumanit: Populizmi politik i dëmshëm, por populizmi gjyqësor edhe më i dëmshëm

Xhafaj tha se populizmi gjyqësor është shumë më i dëmshëm se ai politik.

15 Korrik 2024, 22:06 Nga M.B
"Drejtësia penale nuk mund të jetë çështje
Fatmir Xhafaj dhe Altin Dumani

TIRANA- Kreu i komisionit të Posaçëm Antikorrupsion Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ka kritikuar kreun e SPAK, Altin Dumani. Xhafaj tha se populizmi gjyqësor është shumë më i dëmshëm se ai politik. Ai shtoi se drejtësia penale nuk është garë statistikash dhe nuk ndëshkon mbi bazë preferencash politike apo perceptimi.

“Në vlerësimin tim aktualisht po bëhet një gabim i madh me apo pa dashje. Drejtësia penale nuk mund të jetë çështje numrash dhe as garë statistikash brenda sistemit. Drejtësia nuk gjykon dhe as ndëshkon bazuar mbi perceptim, as mbi preferenca politike, as mbi shijet e portaleve mediatike, të ndikuara po prej tyre, por mbi fakte dhe prova. Populizmi politik është i dëmshëm, por populizmi gjyqësor është edhe më i dëmshëm.

Dua tu kujtoj përgjegjësinë që Kuvendi ka për të reflektuar mbi problematikat dhe për të propozuar zgjidhje, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional që në qendër të këtij debati të jenë vetë njerëzit e drejtësisë”, tha Xhafaj.

 

spak

Sondazh

Poll