Politike

"Të ishte mbyllur seanca", Vokshi: Ku janë krerët e drejtësisë? Nuk e dëgjuan fjalën e opozitës, problematikat janë të shumta

Vokshi tha se ata dëgjuan rezolutat, por jo opozitën për të mbajtur shënime dhe për tu përmirësuar në punën e tyre.

15 Korrik 2024, 21:07 Nga M.B
"Të ishte mbyllur seanca", Vokshi: Ku janë krerët e
Albana Vokshi

TIRANA- Deputetja e PD Albana Vokshi tha sot pas raportimit të krerëve të institucionave të drejtësisë se ata nuk duhej të largoheshin pa dëgjuar dhe opozitën. Vokshi tha se ata dëgjuan rezolutat, por jo opozitën për të mbajtur shënime dhe për tu përmirësuar në punën e tyre.

"Dua te evidentoj faktin se nuk e di me kë po flasim për çfarëpo flasim. Përsëris shqetësimin e kolegut tim, Oerd Bylykbashi, nuk kemi ansnjë kryetar të institucioneve që të jetë këtu për të dëgjuar debatin. Çfarë pune më të rëndësishme kanë ata që nuk dëgjojnë dhe më shumë se rezolutat duhet të dëgjojnë se çfarë thtotë opozita sepse nuk e kanë dëgjuar.

Për mua do duhej të ishte ndërprerë dhe kjo seancë e të vijohej nesër në mëngjes kur ata të ishin të shlodhur, të na dëgjojnë, të mbajnë ndodnjë shënim se si mund ta përmirësojnë mëtej reformën në drejtësi. Sepse sot që flasim edhe nga raportimet dhe nga dëshira për të mos tu përgjigjur në pjesën më të madhe të pyetjeve që ne bëmë, u evidentua fakti se 8 vite nga reforma në drejtësi pyetjet janë të shumta, por problematikat janë akoma më të shumta", tha Vokshi.

albana vokshi

Sondazh

Poll