Politike

Drejtësia/ Xhafaj drejtuar opozitës nga Kuvendi: Prokurorët i quani "të kapur" kur nuk ju japin të drejtë, paragjykoni

Ai shtoi se opozita heziton të bëhet pjesë e këtij procesit dhe ka zgjedhur paragjykimin mbi sistemin. 

15 Korrik 2024, 20:57 Nga M.B
Drejtësia/ Xhafaj drejtuar opozitës nga Kuvendi: Prokurorët i
Fatmir Xhafaj

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka komentuar sulmet e opozitës ndaj SPAK në seancën e sotme plenare pas raportimeve të krerëve të institucioneve të drejtësisë. Xhafaj ha se nuk mund të sulmohen gjyqtarët dhe prokurorët vetëm kur nuk jep vendimin që ata duan. Ai shtoi se opozita heziton të bëhet pjesë e këtij procesit dhe ka zgjedhur paragjykimin mbi sistemin. 

“Kuvendi ka përgjegjësi për problematikat dhe duhet që të propozojë zgjidhet e duhura, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithë përfshirës dhe profesional dhe mazhoanca në reflektim të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të kuvendit e bëri këtë hap me ngritjen e një komisioni Posaçëm Parlamentar që ndër të tjera do ti jap mundësinë përfaqësuesve të vet sistemit ekspertëve dhe profesionistëve të saj që vet ato njerëzit e sistemit dhe përfaqësuesit e institucioneve të vendosin në një proces të hapur për reflektimet që duhet që të bëhen në sistem.

Opozita heziton të bëhet pjesë e këtij procesit dhe ka zgjedhur paragjykimin mbi sistemin. Një pjesë e juaja i drejtohet SPAK si në një gjyq popullor duke kërkuar drejtësi dhe ndëshkim penal për kundërshtarët politik dhe pjesa tjetër bënë dhunuesin në publik ndaj SPAK, si ndodhi sot. Nuk ka prokuror apo gjyqtar të mirë kur u jep të drejtë dhe të kapur kur su japin të drejtë”, tha ai.

kuvendi

Sondazh

Poll