Sport

Xherdan Shaqiri tërhiqet nga kombëtarja e Zvicrës!

Shaqiri gjeti golin në Kupën e Botës Brazil 2014, Euro 2016, Botërorin Rusi 2018, Euro 2020, Kupën e Botës Katar 2022 si dhe në Gjermani 2024. Rekordi i jashtëzakonshëm i lojtarit shqiptar erdhi falë golit fantastik që realizoi përballë Skocisë në grupin A të Euro 2024.

15 Korrik 2024, 17:04 Nga DOSJA

Xherdan Shaqiri tërhiqet nga kombëtarja e Zvicrës!

ZVICER - Xherdan Shaqiri e mbyll me kombëtaren e Zvicrës. Sulmuesi nga Gjilani zhvilloi 125 ndeshje me helvetët, duke realizuar 32 gola në total. Me fanellën e Zvicrës mbi supe, 32-vjeçari shkroi historinë duke u bërë i pari futbollist që arrin të shënojë në 6 turne të mëdhenj radhazi.

Shaqiri gjeti golin në Kupën e Botës Brazil 2014, Euro 2016, Botërorin Rusi 2018, Euro 2020, Kupën e Botës Katar 2022 si dhe në Gjermani 2024. Rekordi i jashtëzakonshëm i lojtarit shqiptar erdhi falë golit fantastik që realizoi përballë Skocisë në grupin A të Euro 2024.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, sulmuesi i Chicago Fire në MLS, elitën e futbollit amerikan, shkruan: “Shtatë kompeticione, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha e lamtumirës nga ekipi kombëtar.

Kujtime të bukura dhe të paharrueshme për mua. Dua t’u them të gjithëve: FALEMINDERIT”, shkruan Xherdan Shaqiri, një emër i rëndësishëm në historinë e futbollit helvet.

Xherdan Shaqiri tërhiqet nga kombëtarja e Zvicrës!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2024, 09:30

Argjentina nderon me madhështi Di Marian…

SHBA - Pas 144 ndeshjeve dhe 31 golave, Angel Di Maria po shkon drejt fundit me kombëtaren argjentinase. Mbetet për t'u luajtur një ndeshje e fun...

Sport 15 Korrik 2024, 09:00

Pushimet befasuese të Erling Haaland...

NORVEGJI - Pas një sezoni të gjatë me Manchester Cityn, Erling Haaland, sulmuesi yll i skuadrës, u kthye në vendlindje për të...