Art&Argëtim

“Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset”/ Flori Mumajesi reagon për fitoren e Eneda Tarifës tek “Këng

8 Dhjetor 2019, 09:22 Nga DOSJA
“Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset”/

Tiranë– “Kënga Magjike” mbrëmë u fitua nga këngëtarja Eneda Tarifa, me këngën  “Ma zgjat dorën”. Nuk ka munguar sot një reagim për këtë fitore nga Flori Mumajesi.

“Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte, ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër”, kanë qenë këto fjalët e Florit për këtë fitore.

“Kënga Magjike” mbrëmë u fitua nga këngëtarja Eneda Tarifa, me këngën “Ma zgjat dorën”. Tarifa pas votave të këngëtarëve, jurisë dhe publikut mundi që të rrëmbejë çmimin e parë. Çmimin e dytë e mori Fifi, ndërsa të tretin u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.

Çfarë ndodhi dje në këtë festival?

Teksa pritej të lexohej emri i këngëtarit fitues, gjithë salla brohoriste emrin e këngëtares Fifi. Pasi u përzgjodh Eneda Tarifa si fituese, gjithë spekatatorët u zhgënjyen. Në fund, pasi iu dha çmimi Eneda Tarifas, ajo i  kërkoi në fund publikut që të gjithë bashkë të këndonin këngën e saj por ata në kor kërkonin sërish Fifin. Kjo e fundit filloi të qante edhe pse mori 300 pikë në këtë festival. Nuk kanë munguar edhe komentet në rrjetet sociale kundra këtij festivali. Komentuesit theksojnë se e vetmja fituese e djeshme ishte këngëtarja Fifi dhe se ky vendim është një turp për Ardit Gjebrean dhe Tv Klan.

 

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eneda tarifa fiton kengen magjike flori mumajesi eneda tarifa fiton kengen magjike flori mumajesi

Sondazh

Poll